Deputeti socialist Pjerin Ndreu në një postim në “Facebook” ironizon ministrat teknikë, që janë ende në detyrë edhe pse zgjedhjet përfunduan dhe PD u rikonfirmua në opozitë.
Ai thotë se ministrat teknikë janë bërë si plakat e motit, që vijnë në shtëpi thjeshtë për të pirë një kafe por harrojnë të ikin, duke bërë muhabet.
“Keta ministrat teknike te PD jane bere si ata plakat qe te vijne ne shpi per kafe dhe harrojne me ike duke bere muhabet!”, shkruan Ndreu./b.d