Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: 3 janë prioritetet e sezonit veror

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon. Edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuasje janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i policië kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jet ski dhe me skafe”, tha ministrja Kumbaro.

Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metër  buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike: “Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në  qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veccanërisht gjatë fundjavave. Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha:

“Këtë vit kemi shtuar forcat e policisë të cilët do të jenë të stacionuar në Vlorë dhe të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie të cilat do të jenë të shpërndarë sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit të cilat ndonjëherë mbingarkohen.”

Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo, nga ana tjetër u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike: “Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%.  Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë të cilat do të jenë falas për pushuesit”

Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë ‘beach bar’ për problemin e zhurmave në mjedis.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com