• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrat e PD, nën Ramën, sulmojnë… paraardhësit e LSI-së

by Mentor Nazarko
18/07/2017 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Tri zhvillime interesante ndodhën ditët e fundit nga kampi i ministrave teknikë.

Janë tri zhvillime cilësore, nëse nuk llogaritim zhvillimin në Ministrinë e Arsimit, ku do të shkojë të hënën kontrolli antikorrupsion. Zëvendëskryeministrja Mandija shpjegoi se nga pikëpamja kushtetuese ata janë të detyruar të rrinë deri në ardhjen e ministrave të tjerë në detyrë. Edhe sikur të japin dorëheqjen apo të shkarkohen.

E dyta, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, thirri Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe (ndoshta Njësinë Antikorrupsion apo të Kontrollit të Brendshëm) Kryeministrin, që të hetojë disa tendera të kësaj ministrie, ku ka shkelje të mëdha.

E treta, Policia e Shtetit, ndërsa ministri i Brendshëm është teknik, godet një magazinë ku u kap sasia më e madhe e kanabisit, ndoshta në gjithë kohërat-16 tonë. Le t’i marrim me radhë secilin prej zhvillimeve për të kuptuar domethënien e tyre. Ndonëse në dukje pa lidhje me njëri-tjetrin dhe me atë që ndodh në kampet partiake, apo hipotezat e koalicioneve të qeverisjes dhe të opozitës.

1)Zëvendëskryeministrja Mandija, që është juriste, shpjegoi dje se për ministrat teknikë ekziston detyrimi kushtetues që të rrinë në detyrë derisa të vijë pasardhësi. Edhe sikur të dorëhiqen, apo t’i shkarkojnë. Kjo deklaratë erdhi pasi ka shumë kritika, madje dhe nga krahu i djathtë pse ata po rrinë në detyrë, ndërsa kreu i PD-së po lëshon bubullima mbi kryeministrin e tyre, me “të cilin ata, teknikët nuk komunikojnë, veçse me sekretarin e përgjithshëm”.

Zëvendëskryeministrja nuk shpjegoi se pse nuk japin dorëheqje. Dhe nuk shpjegoi gjithashtu diferencën midis ndenjjes në detyrë kur shkarkohesh dhe jep dorëheqjen dhe vijimit normal të detyrës, pa një masë të tillë, derisa të vijë pasardhësi. Diferenca është te lloji i akteve që miratojnë apo ndërmarrin: akte të administrimit të zakonshëm, apo akte që implikojnë diskrecion të konsiderueshëm, tendera, emërime, shkarkime etj. Dhe po ashtu mund të ndodhte një skenar tjetër nëse ata do të jepnin dorëheqje (Rama nuk ka ndër mend t’i shkarkojë, siç e bëri të ditur dje në një konferencë për shtyp pas kthimit nga Trieste). Problemit real që mund të krijohej për zëvendësimin e tyre, sepse nuk ka parlament të mbledhur, mund t’i gjendej ilaçi: në seancën e mbledhur për betimin e Presidentit më 24 korrik, mund të miratoheshin dhe emra të rinj, ndonëse do të ishte një situatë vërtet e çuditshme.

Një president në ditët e fundit të detyrës si Nishani do duhej të dekretonte ministra të rinj, që pastaj do të rrinin pak javë derisa të krijohej qeveria e re në fillimin normal të legjislaturës së re. De jure, numri dy i qeverisë tha se po vijojnë të merren me çështje që lidhen me zgjedhjet, por si po duket po merren dhe me diçka tjetër. Dhe me siguri po merren me këto zhvillime në koordinim me kryetarin e ngrirë apo real të Partisë Demokratike, zotin Basha. Ndonëse Basha dje u shpreh kundër një koalicioni me Partinë Socialiste, ndonëse ky koalicion (i pjesshëm deri më tani) kritikohet prej rivalëve të tij, nuk ka asnjë dyshim se mbetja në detyrë e ministrave mban në ajër hipotezën e këtij koalicioni, pavarë- sisht përmasave.

Aq më shumë kur këta ministra ndërmarrin akte që nënkuptojnë zhvillime jo thjesht teknike… Dhe kalojmë te disa prej këtyre zhvillimeve të tjera. Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, njëri prej emrave që respektohen më shumë në rozën tekniko-politike të qeverisë për karrierën profesionale të mëparshme ka ndërmarrë një veprim proaktiv: ai ka kërkuar hetim të KLSH-së për tenderat e paraardhësit.

Ky nuk është një veprim i thjeshtë dhe i pallogaritur: ai prek një ministri që është udhëhequr sistematikisht nga LSI-ja, madje dhe nga ai që ishte ndonëse formalisht kryetari i saj për pak javë, Petrit Vasili, apo të tjerë. A është ky një veprim i pallogaritur në gjithë pasojat, apo jo? Vështirë se nuk është llogaritur dhe që të mos krijojë hije në atë që synohet të profilohet si koalicioni i opozitës së ardhshme: PD dhe LSI, ku ç’është e vërteta, është LSI që përpiqet të marrë flamurin dhe të bëjë ftesa si violinë e parë. Dhe ky koalicion, i cili në qeverisje ka favorizuar sistematikisht LSI-në që e ka gërryer PD-në, siç tregojnë analizat, mund të ishte deri diku problematik për Ramën në qeverisje. Kësisoj, Rama ka gjithë interesin që midis LSI-së dhe PDsë, të mos ketë asnjë formë bashkëpunimi.

E në këtë dritë, a është konsultuar me kryeministrin, ministri teknik i Drejtësisë, apo ka vepruar me kokë të vet? Sigurisht se është konsultuar me kryetarin e partisë që e ka vendosur në atë detyrë. Zhvillimi i tretë është ai që lidhet me Ministrinë e Brendshme. Një operacioni si ai që ndodhi në Vlorë, ku u sekuestruan 16 tonë hashash, në kushte normale ka koordinim të autoritetit politik-ministrit, me atë policor-drejtorin e policisë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, dhe sa ka qenë shkalla e koordinimit, sepse është vështirë të imagjinohet se nuk ka pasur. Nëse nuk ka pasur, atëherë i bie që Policia vepron më mirë pa kontroll politik; nëse ka pasur, atëherë i bie që ky ministër teknik po merret vesh mirë me policinë.

Po deri më tani të dyja palët, drejtori i Përgjithshëm dhe ministri nuk kanë rendur të marrin merita si ndodhte kur ministri ishte politik dhe dilte si rregull në krah të drejtorit pikërisht për t’i shpallur këto merita. Se cila është e vërteta, mbase do të merret vesh ndonjëherë. Por një gjë është e sigurt: një aksion si ky ishte përgjigjja për sulmet që LSI i ka bërë drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, që e ka mbiquajtur Haki Droga, dhe për më shumë i kryer në një zonë që ka votuar rregullisht për Partinë Socialiste.

Po ashtu, në njëfarë mënyre ishte dhe përgënjeshtrim për një lloj ironie që pikërisht njerëzit e LSI-së i bënë ministrit teknik, i cili lavdëronte punën e policisë pikërisht para këtij operacioni. Dhe në njëfarë mënyre ky ministër që vjen prej SHBAve, me eksperiencë në fushën e njësive elitë të ushtrisë sonë, me një gjuhë të kujdesshme ndaj kryeministrit të vet, krejt ndryshe nga statuset e mëparshme në Facebook, po potencohet si figurë politike e suksesshme dhe rezervë në çdo lloj kombinacioni./Konica.al

Next Post
Dyshime për lidhje intime me 21-vjeçaren, biznesmeni po i mësonte makinën kur u përplasën

Dyshimet mbi 21-vjeçaren për vdekjen e biznesmenit, dëshmia e bashkëshortes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com