• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrat e LSI nuk do të japin dorëheqje para shtatorit: Kemi punë ende…

by S M
06/07/2017 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI, Edmond Panariti, tha gjatë një prononcimi për Report Tv se ministrat e kësaj force politike nuk largohen nga detyra pas prishjes së koalicionit PS-LSI.

Sipas tij, qeverisja është përgjegjësi dhe ministrat do vijojnë punën deri në fund, ndërsa shton se fokusi i ardhshëm i LSI-së në opozitë do jetë një organizim i gjerë me përfshirjen e shumë masave të shoqërisë.

“Nuk e konsiderojmë qeverisjen një shaka, qeverisja është përgjegjësi dhe ne do vijojmë punën deri në fund.

Kemi qenë kontestues të shumë reformave, të shumë reformave të marra nga PS, kemi pasur mendimin tonë kritik.

Aksioni politik i LSI do të përfshijë shumë shtresa shoqërore, një qeverisje nuk mund të mbahet me epiqendrat e qyteteve, fasadave”, u shpreh ministri i LSI, Edmond Panariti.

Nga Konventa e LSI ku u zgjodh kryetare Monika Kryemadhi, Panariti komentoi edhe rezultatin e LSI në zonën e tij zgjedhore në Korçë ku ai kryesonte listën e kandidatëve.

Sipas tij, LSI shënoi rritje, pavarësisht se u përballën me presione dhe tentativa për blerjen e votës.

“LSI shënoi rritje, pavarësisht nga shantazhi, dhuna, presioni, ndaj anëtarëve, komisionerëve, mjafton të përmend që gjendet i arrestuar një nga komisionerët tonë pa një akuzë.

U ndërhy dhunshëm në proces për të dekurajuar. Për pak arritëm të nxirrnim deputetin e dytë në Qarkun e Korçës.

Kemi mbajtur shënim dhe shpresojmë që ndërkombëtarët që kanë të kenë shënuar dhe mbajtur shënim atë që ka ndodhur.

Ne jemi përgatitur për programin opozitar. Ne do të jemi një opozitë shumë dinamike, aktive, nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ndalojmë së denoncuari me abuzimet me pushtetit.

Ashtu si po ndodh me punonjësit tanë në administratë të cilët janë duke u pushuar ende pa u kryer trazicioni politik”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ministrat e LSI në Qeveri

Klajda Gjosha – Ministre e Integrimit

Lefter Koka – Ministër i Mjedisit

Edmond Panariti – Ministër i Bujqësisë

Sokol Dervishi – Ministër i Transporteve

Next Post
Zbardhen debatet e ashpra mes avokatit të bandës së Shullazit dhe biznesmenit të kërcënuar

Shullazi- Beqja, debati i plotë në gjyq, që nga kërcënimet për vrasje deri te gjobat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In