• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministrat e Brendshëm të Evropës zbarkojnë në Tiranë

by Java News
04/10/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menaxhimi i kufijve, lufta kundër trafikimit të drogës dhe terrorizmi janë çështje me rëndësi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë Europën, prandaj Ministria e Brendshme e Shqipërisë do të nënshkruajë marrveshje me partnerët e FRONTEX gjatë mbajtjes së Ministerialit mbi çështjet e brendshme dhe të drejtësisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Tiranë. Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për News24 tha se ardhja në Tiranë e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian konfirmon prespektivën e qartë evropiane të Shqipërisë.

“Pritet që gjatë ministerialit të nënshkruhen tre marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë. Konkretisht për menaxhimin e kufijve, në fushën e luftës kundër terrorizmit si edhe në fushën e intensifikimit të përpjekjeve kundër drogërave dhe narkotikëve në përgjithësi. Ndihma do të jetë përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe përgjithësisht ekspertizës në luftë kundër këtyre fenomeneve. Këto fusha janë të identifikuara si cështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, padyshim, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian në përgjithësi.” -u shpreh Lamanllari.

Përveç Ministerialit, dy ditë më parë në Tiranë u mbajt një tjetër event i rëndësishëm në fushën e sigurisë siç ishte takimi i drejtuesve të policisë kriminale të Evropës Juglindore, ku u bënë bashkë në Tiranë 70 drejtues të lartë të policive të Ballkanit dhe Evropës. Zëvendësministri Lamallari tha se në këtë takim u diskutua mundësia e shkëmbimit të eksperteve dhe oficerëve ndërkombëtar për të thelluar hetimin ndaj grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.

“Diskutuam edhe për mundësinë e lehtësimit të procedurave të shkëmbimit të oficerëve. Kjo ishte edhe një këmbëngulje e palës shqiptare, pasi përmes shkëmbimit qoftë edhe të përkohshëm të ekspertëve ndërkombëtarë, bëhet e mundur thellimi i hetimeve kundër grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.” theksoi zv/ministri.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit në një kohë të shpejtë dhe më efektive të informacionit policor mes palës shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese evropiane.

ma.me

Next Post
Reagimi i parë nga PS: Opozita bëri autogol, ka partnerë trafikantët

“Babalja”, prokuroria thërret deputetin Salianji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In