• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrat e BE pro Shqipërisë, Këshilli Europian do mbështesë hapjen e negociatave

by Java News
20/06/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas dokumentit zyrtar të Brukselit parashikohet që Këshilli Europian të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në fund të muajit. Nuk dihet nëse do të ketë aprovim final, ndërsa liderët e vendeve kryesore kanë pikëpamje të ndryshme për zgjerimin e Unionit tani. Por në draftin e konkluzioneve, përgatitur për takimin e 26 qershor të Ministrave të Jashtëm të BE-së, dy ditë para takimit të krerëve të shteteve, propozohet hapja e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

“Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm dhe në veçanti ecurinë në 5 prioritetet kyçe Këshilli vendos të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, thuhet në dokument.

Por nuk parashikohet që Këshilli Europian të japë një datë, teksa shprehet se me qëllim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ai nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën në drejtësi, veçanërisht përmes Vettingut dhe të prodhojë të tjera rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet; të luftojë krimin e organizuar, veçanërisht kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke mbajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës.

“Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të mbikëqyrë nga afër përpjekjet për reformat e mësipërme në Shqipëri dhe do të vlerësojë përparimin në bazë të një raporti të Komisionit përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli fton Komisionin të fillojë punën e nevojshme përgatitore”, thuhet në draft.

Para këtyre draft-konkluzioneve vihen në dukje rezultatet e para të prekshme, që ka filluara të japë procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkohet krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet.

“Këto objektiva të rëndësishme do të vazhdojnë të monitorohen nga afër duke përfshirë edhe hapjen e negociatave të pranimit”.

Në draft propozimin e formuluar para pak ditësh thuhet se Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së azil-kërkuesve ku i kërkon Komisionit Europian të sigurohet që Shqipëria të vazhdojë angazhimin në uljen e numri të kërkesave për azil. Kërkohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe shmangia e deklaratave që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet fqinjësore.

Teksa për Shqipërinë kërkohet edhe dialog konstruktiv qeveri-opozitë, kjo nënvizohet si arritje pozitive e vitit të fundit në Maqedoni, ku kriza politike quhet e tejkaluar, dhe nxiten palët për zgjidhjen finale të çështjes së emrit. Por Maqedonia ia ka dalë edhe kësaj. Vetëm pak ditë pas hartimit të këtij raporti u firmos marrëveshja me Greqinë për emrin Maqedonia e Veriut, duke i dhënë më vlerë propozimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Duket se vend i vetëm që mund të thotë jo është Franca, presidenti i së cilës Manuel Macron vazhdon ta quajë të parakohshëm zgjerimin. TCH

ma.me

 

Next Post
Mbytet gomonia në brigjet e Libisë, të paktën 60 refugjatë të vdekur

Mbytet gomonia në brigjet e Libisë, të paktën 60 refugjatë të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In