• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministra besnikë në vend të ministrave teknikë

by Carlo Bollino
22/05/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Më tekniku nga të gjithë të tjerët është koloneli Dritan Demiraj, i dekoruar me 47 medalje, pjesën më të madhe të të cilave e ka marrë për artet marciale dhe qitjen. Një Rambo i vërtetë shqiptar, që ka dalë fitimtar madje edhe nga ferri i Afganistanit dhe Iraku.

PD e propozoi si ministër të ri të Brendshëm, por tani atij i duhet shpjeguar se fushat me kanabis nuk do t’i çrrënjosë me duart e tij dhe se, me luftë kundër krimit, nuk nënkuptohet një betejë me tanke, por vetëm një tjetër aktivitet, më i heshtur, por po aq i vendosur, i drejtimit politik, që mirë është të bëhet nga tryeza e punës.

”Koloneli DD”, një nacionalist dhe mbështetës i thekur i Donald Trumpit, qëkurse është paditur dhe i shkarkuar nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, është bashkuar shumë herë me marrëzitë propagandistike të PD dhe kaq mjaftoi për të merituar besimin e Lulzim Bashës për ta propozuar në vend të Fatmir Xhafës.

Një ministër i hekurt (të paktën kështu synohet), muskujt e të cilit të treguara pa bezdi edhe në Facebook, mendohet se do të sillnin një bindje më të plotë, të paktën ndër drejtuesit e Policisë. Por mbetet dyshimi nëse është apo jo sinjali i duhur, për një vend që synon të hyjë në Bashkimin Evropian ai, që të vendoset në krye të ministrisë së Brendshme një ushtarak i karrierës.

Në të njëjtën linjë force do të dukej edhe zgjedhja e ministres së re të Arsimit, profesores Mirela Karabina, por këtu të ngatërron vetëm mbiemri: po të lexosh CV-në e saj, del se gjëja më luftarake që ka bërë, ka qenë të ishte gruaja e ambasadorit shqiptar, më parë në Pakistan, e më pas në Bullgari, Petrit Karabina. Përveç asaj ka frekuentuar me pasion dhe devotshmëri çadrën e protestës në bulevard. Tjetër meritë kjo, që e ka çuar në emërimin ministror.

Nga lista e vërejtjeve do të përjashtonim ministrin e Shëndetësisë Arben Beqiri, kirurg që jetën e tij ia ka dedikuar në pjesë të madhe shëndetësisë dhe jo PD-së, siç ka bërë, në të kundërt, ministri i ri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili, ndonëse është një jurist i vlerësuar, nuk është teknicien larg politikës: roli i tij zyrtar është këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD; flet në emër të PD dhe ka ndarë publikisht me PD betejat e saj politike.

Pjesa tjetër e “ministrave teknikë”, që do të hyjnë të bëjnë pjesë në qeverinë Rama me propozim të opozitës, janë të gjithë militantë të PD dhe mbështetës të verbër të arsyeve të familjes Berisha. Duke nisur nga ministrja e Financave Helga Vukaj, e cila, përveçse ka botuar libra bashkë me Argita Berishën, prej kohësh është përfolur si pjesë e skuadrës së Shkëlzenit, që nga koha kur doktori e bëri nëndrejtoreshë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Apo Ledina Mandia, zëvendëskryeministre në vend të Niko Peleshit, ish-Avokate e Shtetit (në kohën e Berishës), e cila u dallua në dëshmitë e fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin CEZ si një mbrojtëse shumë e vendosur e veprimtarisë së Berishës dhe akuzuese shumë e ashpër e Edi Ramës. Apo Xhuljeta Kërtusha, ministre e re e Çështjeve Sociale, e cila, madje, është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike pa asnjë përvojë apo merita profesionale tjetër.

Ndoshta me termin ”ministër teknik” kuptohej diçka tjetër në marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama me Lulzim Bashën, por, me sa duket, PD nuk ka teknicienë në radhët e saj, pasi i vetmi kusht për t’u vlerësuar nga Berisha dhe Basha është të besosh në mënyrë të verbër fenë e tyre, ndërkohë që as profesionistët më seriozë që kritikojnë idetë e së majtës nuk arrijnë të gëzojnë besimin e PD në rast se nuk bëhen militantë të saj. Një parti, e cila, vëmendjen më të madhe e ka për shërbëtorët më të afërt, e jo për meritokracinë; qoftë edhe vetëm si një përpjekje për të ruajtur formën e kësaj fjale kaq të ëndërruar e dëshiruar për shqiptarët.

Është kjo logjikë që ka frymëzuar gjithnjë marrëdhëniet e PD me shtypin: një gazetar quhet ”i lirë dhe i pavarur” vetëm në rast se shpërndan propagandën e Partisë.

37 ditët e bashkëqeverisjes PD-PS do të ofronin për Lulzim Bashën mundësinë që të tregonte se logjika e vjetër e militantizmit, e cila gjithnjë ka frymëzuar strategjinë politike të Sali Berishës, po ndryshonte edhe në radhët e PD. Por joshja për ta vendosur të gjithë opozitën ekskluzivisht në shërbim të shërbëtorëve më besnikë të klanit të familjes e kapërceu forcën e logjikës dhe të strategjisë politike. Kështu që, edhe në rolin e vetëm që i takon opozitës si post politik, u emërua madje Erinda Ballanca, shoqe e ngushtë e Argitës dhe avokate personale e familjes Berisha dhe e vetë Lul Bashës: në vend të Avokatit të Popullit, kanë zgjedhur avokatin e klanit të tyre.

Në rast se këta janë ministrat teknikë, atëherë çfarë nivel militantizmi do të arrinin ministrat politikë?
Kush e di nëse Edi Rama e kishte parashikuar këtë, por lëvizja për t’i hapur PD-së dyert e pushtetit në prag të zgjedhjeve rrezikon të kthehet për vetë PD-në një bumerang politik: kjo, pasi mbështetësit e opozitës tanimë mund të kuptojnë që, nëse Basha dhe Berisha do të ktheheshin në pushtet me kohë të plotë, si zakonisht do të ishte klani i tyre i shumë të besuarve ai që do të ndante tortën. Ndërkohë që të gjithë simpatizantët e PS do të zgjoheshin pas katër vjet letargjie në pushtet, duke kuptuar se ç’do të ndodhte në rast se PD do të fitonte përsëri./Shqiptarja.com

Next Post
Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!

“It is not over until it is over...”, nuk ka mbaruar akoma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

April 26, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

April 26, 2026
FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

April 26, 2026
Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

April 26, 2026
Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

April 26, 2026
U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

April 26, 2026
Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

April 26, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama dënon të shtënat në Shtëpinë e Bardhë: Ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

April 26, 2026
VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Presioni ekonomik frenon Trump ndaj Iranit

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In