• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministerjali i NATO/ Diskutohet lufta kundër ISIS dhe aktivitetet në Egje

by A R
15/06/2016 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të punimeve të Ministerialit të Brukselit, ministrat e Mbrojtjes diskutuan mbi projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Ministrat u ndalën tek mbështetja që mund t’i japë NATO koalicionit global kundër-ISIS, aktivitetet e NATO-s në detin Egje, forcimi i sigurisë në vendet partnere, si Iraku, situata në Afganistan dhe misioni “Resolute Support” e perspektiva e tij.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nënvizoi rolin e vendit tonë në koalicionin global kundër ISIS dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar kontributet në këtë drejtim. Ministrja Kodheli shprehu optimizmin lidhur me angazhimin që do të ndërmarrë NATO në Irak, pasi kjo do ndihmojë vende si Shqipëria për të realizuar kontributin e tyre në trajnimin e Forcave të Sigurisë Irakene. Lidhur me këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg mbështeti konkluzionet e Shqipërisë dhe garantoi që NATO do të vijojë të krijojë një mjedis stabiliteti kudo ku angazhohet.

Në lidhje me aktivitetet në detin Egje, përfshirë dhe misionin e NATO-s, ministrja theksoi se Shqipëria ka zyrtarizuar ofertën e saj për t’iu bashkëngjitur këtij misioni me asete të forcës së saj detare. Mbi misionin e NATO-s “Resolute Support” në Afganistan, znj. Kodheli nënvizoi se Shqipëria pritet të dyfishojë së shpejti pjesëmarrjen me trupa ushtarake.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja u ndal në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke kujtuar nënshkrimin e protokollit të pranimit në Aleancë nga Mali i Zi, si një sukses të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe aftësisë së saj për të projektuar stabilitet, Znj. Kodheli kërkoi që NATO të vijojë të ketë në fokus këtë rajon dhe të rrisë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit./a.m.

Next Post

Berisha: Nuk japim vota që Rama të fusë në dorë drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In