• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministeriali euro-ballkanik, Rama: 6 mijë biznese në rajon kanë përfituar nga aktiviteti i përbashkët ekonomik

by A R
26/09/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të Martë po mbahet në kryeqytet ministeriali euro-ballkanik, ku po marrin pjesë të gjithë ministrat e Ekonomisë të vendeve të rajonit dhe të BE-së.


I pranishëm në këtë mbledhje të rëndësishme, kryeministri Edi Rama tha se interesi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është rritur ndjeshëm.

“Tashmë po shohim të marrim frytet, sepse pema është pjekur mjaftueshëm. Besoj fort se në këtë moment mjaft përcaktues për Evropën në vlerat e komunitetit të përbashkët, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është pikërisht kjo gjë ajo që po përpiqemi të bëjmë me këtë samit me miqtë tanë të mëdhenj të BE-së. Dje zhvillova një bisedë mjaft shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës, gjë që 5 vjet më parë do të ishte e pamundur. Gjërat kanë ndryshuar, ne e shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më syhapur karshi rëndësisë që BP ka për Europën.”

Ai theksoi se rëndësia e këtij takimi qëndron në planin e ardhëm të BE-së për rajonin tonë, në aspektin ekonomik.

“Jemi këtu me ministra e zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona duke përfshirë lidhjet me sferën e aktiviteteve ekonomike me BE. Samiti do duhet të diskutojë për diçka krejt të re, plani i ardhshëm i BE për të mbështetur BP duke u hapur në disa mënyra që do na sjellin më pranë. Kemi pritshmëri të larta për planin e premtuar që me kaq padurim po e presim. Integrimi me faza në tregun e përbashkët premton të na japë një ide të vyer për rritjen ekonomike të rajonit në vitet në vijim. Është koha për të ecur sëbashku përpara dhe për t’u siguruar që të shohim vepra premtuese.

Mund ende të kemi çështje të rëndësishme të pambyllura, por përmes këtij procesi e kemi mësuar që e vetmja mënyrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord dhe të bëjmë sa më shumë gjëra sëbashku. Besoj se sa më e mirë atmosfera e bashkëpunimit, urat që ndërtojmë midis vendeve tona, aq më e mirë është edhe hapësira edhe për të trajtuar çështjet më të vështira. Dua të falenderoj me zemër dhomat e përfshira në këtë proces: Unionin e Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor që ka ndihmuar shumë qeveritë.”

Sipas kreut të qeverisë janë rreth 6 mijë shoqëri tregtare të rajonit që kanë përfituar nga aktivitetet e përbashkëta ekonomike mes vendeve.

“Një prej të dhënave më domethënëse që dua të ndaj me ju është se 6 mijë shoqëri tregtare në rajon kanë përfituar nga aktivitetet e nxitjes së tregtisë, nga heqjet e barrierave jo tarifore nga panairet, ngjarjet e përbashkëta të cilat kanë përfshirë shoqëritë tregtare sidomos mbështetjen për qasjet me fondet në raport me tregun. Dua të citoj pa leje mikun e dashur francez që kemi këtu i cili dje më kujtoi diçka tejet thelbësore që s’mund të harrohet, ajo që po ndërtojmë këtu nuk është diçka e re, por mbështetet në shembullin franko-gjerman.

Ai më tha se ai është me origjinë nga Alsasa, një nga betejat më të përgjakshme në konfliktin e gjatë mes Francës e Gjermanisë dhe se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre, nga këto kujtesa të tmerrshme të luftës, Franca vendosi t’i shtrijë dorën bashkëpunimit Gjermanisë. Fjala u përhap për këtë gjest kaq të guximshëm asokohe dhe i hapi rrugë Evropës që kemi, që brezat të mos shihnin luftë. Është thelbësore të mos e shohim luftën si një video-game, por si një katastrofë që duhet shmangur në çdo formë.”

/a.r

Next Post
OSHEE njofton qytetarët: Nesër këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji, ja oraret

Problemet me furnizimin me energji elektrike, situata në qarkun e Korçës mbetet e vështirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In