• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Minatorët protestojnë në Bulqizë, kërkojnë statusin, paga më të larta e kushte më të mira pune

by A M
18/02/2024 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Minatorë dhe ish-minatorë kanë protestuar sot në qytetin e Bulqizës, duke kërkuar miratimin e statusit, një premtim që sipas tyre, vijon të mos mbahet për më shumë se tre dekada.

Protestuesit shprehen se pensionet e invalidëve janë qesharakë dhe kushtet e punës në minierën e kromit, të mjerueshme.

“Që nga viti 1991 politikanët e kanë premtuar miratimin e statusit të minatorit dhe akoma nuk është përmbushur. I kërkoj Lindita Nikollës që të ngrejë grupin e punës dhe ta miratojnë se e kanë për detyrë. Kushtet e punës janë të mjerueshme, nuk krahasohen as me Afganistanin që është në luftë. Minatori akoma sot merr bukën me vete në gazetë, nuk ka vagona 03 dhe as kushte të tjera.”

“Si bashkëvuajtësit më të mëdhenj që janë qytetarët e Bulqizës, kërkojmë me domosdoshmëri nga qeveria që të na japë statusin e minatorit. Jemi në vitin 2024 dhe nuk është vënë uji në zjarr.”

“Kam statusin e invalidit të plotë, kam humbur krahun dhe syrin përnjëherë…marr një pension qesharak, 260 mijë lekë, jam vetë i shtatë në familje. ”

Për shkak të vështirësisë së punës, statusi i minatorit, ende i pamiratuar, parashikon lehtësira që lidhen krysisht me shumën e pensionit, pagës minimale si dhe rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore.

Next Post
Meritoni pyet banorët: Keni menduar ndonjëherë për treshe? Ja reagimi i tyre

Meritoni pyet banorët: Keni menduar ndonjëherë për treshe? Ja reagimi i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com