• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mimoza Kore: Gjuhësia është shkencë. Media të ndalojë të vetëquajturit profesorë

by Java News
24/02/2024 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiania e gjuhës Mimoza Kore e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për personazhet që dalin nëpër televizione dhe flasin për gjuhën shqipe, pa qenë të specializuar apo studiues të saj.

Edukimi, thotë profesoresha duhet të fillojë që nga gazetarët dhe moderatorët që ftojnë nëpër studio njerëz që nuk janë nga gjuhësia, po që janë vetëquajtur profesorë.

Në botë, thotë gjuhëtarja nuk ndodh të dalin lloj-lloj njerëzish nëpër televizione dhe të ndryshojnë tezat zyrtare gjuhësore, sepse ato janë pjesë përbërëse e historisë, të një populli, identitetit të një kombi.

“Unë mendoj që këta njerëz që dalin e flasin për gjuhën në televizione, e bëjnë nga dashuria që kanë për gjuhën. Por pa fakte nuk ballafaqohesh dot me botën shkencore. Po t’i vësh re nuk merren as me kiminë, as me fizikën, merren me gjuhën shqipe sepse duke kujtuar që e njohin gjuhën shqipe, sepse e flasin, dinë të bëjnë dhe shkencë. Gjuhësia është shkencë. Kot nuk janë shkollat dhe specializimet, ndryshe mund të bëhej kushdo gjuhëtar. Unë s’e bëj dot mjeken, të dal në televizor dhe të flas për mjekësinë. Do bëj dëm. Ashtu është edhe gjuhësia, e aq më tepër etimologjia. Në botë janë me gishta ata që merren me etimologjinë sepse duhet të dinë shumë gjuhë të huaja, të dinë rregullat e brendshme të shqipes, si ka ndryshuar ajo në shekuj. Pra është një problem shumë i vështirë dhe kërkon një përgatitje të veçantë. Shfrytëzohet ajo atdhedashuria. Jemi bërë shpesh objekt i videove nga të huajt që na bëjnë qesharakë, tallen me ne.

Duhet të bëjnë shumë kujdes gazetarët, moderatorët e emisioneve. Duhet të nisë nga ata edukimi. Po ju tregoj një rast. E hapa rastësisht televizorin dhe pashë njërin në një studio, ishte piktor, kishte dhe njerëz që e dëgjonin dhe po thoshte: “Unë kam dhe një pasion tjetër përveç pikturës. Kam kuptuar që kur kam qenë në Itali, se numri “uno” i italishtes vjen nga “unë” e shqipes. Dhe përemri vetor “unë” është i pari këtu edhe “uno”, i pari atje.” Gjithë salla duartrokiti, moderatori i thoshte bravo të qoftë. Në sallë kishte njerëz të moshuar, por të gjithë shqiptarët e dinë që ne kemi thënë “u” jo “unë”. Nuk kishte “unë” më parë, u shtua sipas lakimit. Nuk mund të kapërcehen kështu, një pjesë ligjërate, të vejë për një pjesë tjetër ligjërate. Kur ia dhamë këtë “uno-unë” italishtes ne? Ne e kishim “u”. Moderatorët duhet të bëjnë shumë kujdes me këta kur i ftojnë.

Edhe në Greqi ka nga këta. Por në televizione serioze nuk i merr njeri. Kanë televizionin e tyre, llafosen aty me njëri-tjetrin edhe kaq. Sepse atë që bën shkolla ti po e prish. Ai mëson tjetër gjë në shkollë, ti del në televizor, u vë dhe nga një titull profesor që nuk dihet ku e kanë marrë dhe flet për gjuhën. Ai është i një fushe tjetër edhe del profesor gjuhe. Kudo në botë ato që janë teza zyrtare nuk ndryshojnë. Janë pjesë përbërëse e historisë, të një populli, identitetit të një kombi.”, u shpreh historiania e gjuhës në DritareTV.

/f.s

Next Post
Zbardhet atentati në “Don Bosko”/ Vocaj: Kasandër Noga pagoi për vrasjen, autorët ngatërruan objektivin

Zbardhet atentati në “Don Bosko”/ Vocaj: Kasandër Noga pagoi për vrasjen, autorët ngatërruan objektivin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

October 1, 2026
Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

October 1, 2026
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

October 1, 2026
VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

October 1, 2026
“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

October 1, 2026
“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

October 1, 2026
“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

October 1, 2026
Prokuroria sekuestroi 2.6 mln euro cash, detajet e dosjes! Hasko, ortaku i Bedinajt dhe “molla e sherrit” të konfliktit mes dy biznesmenëve në Palasë

Prokuroria sekuestroi 2.6 mln euro cash, detajet e dosjes! Hasko, ortaku i Bedinajt dhe “molla e sherrit” të konfliktit mes dy biznesmenëve në Palasë

October 1, 2026
“Do paraqitem nesër”- Publikimi i videove intime në rrjete, dëshmia e kompozitorit Adrian Hila për Policinë! Dy nga viktimat…

“Do paraqitem nesër”- Publikimi i videove intime në rrjete, dëshmia e kompozitorit Adrian Hila për Policinë! Dy nga viktimat…

October 1, 2026
“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com