• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mimi Kodheli padit Reila Bozdon për shpifje

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka paditur për shpifje anëtaren e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Reila Bozdo.

Padia është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë më 1 dhjetor për “shkaktim dëmi”, çështje e cila do të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi. Ministrja Kodheli kërkon që Reila Bozdo të përgënjeshtrojë deklaratën e dhënë nga selia e Partisë Demokratike në 7 nëntor të këtij viti. Bëhet fjalë për akuzat që Bozdo artikuloi kundër Ministrisë së Mbrojtjes se i  ka dhënë tenderin për vënien në punë të pajisjeve për sigurinë detare, një dyqani celularësh në Rrugën e Durrësit.

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo dhënë më 7 nëntor 2015
Mimi Kodheli po konkurron turpshëm me Ilir Beqën për çmimin e parë në fushën e korrupsionit. Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrënqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me cizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës. Me një rrugë, dy punë bën Mimi. E para ndan 850 milionë lekë me dyqanin e celularëve në rrugën e Durrësit, e dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës. Dëmet ekonomike janë në qindra milionë lekë, dhe procedura është nëpërkëmbur sipas nevojave të Mimit. Kush kishte menduar se të paktën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare këta nuk do ta kalonin vijën e kuqe, e ka gabim.

Këta po tregojnë se nuk ndalen para asgjeje kur është puna për zhvatur e përvetësuar fondet publike, taksat e shqiptarëve. Kjo është skema e Edi Ramës, e cili ka vendosur Mimin në tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, ngaqë e njeh mirë se ka dorë për këtë punë, nga përvoja e gjatë e bashkëpunimit. Ky është shteti i korruptuar dhe kriminal që ka ngritur Edi Rama. Nga njëra anë u merr shpirtin, qindarkën e fundit të pamundurve, i fut në burg për një kupon, nga ana tjetër ndan 850 milionë lekë me një dyqan celularësh për një shërbim të sigurisë kombëtare. Kjo hajdutëri, ky regjim kriminal i korruptuar, meriton përgjigjen e duhur nga qytetarët e vendit

Next Post

Tension në Parlament/ Opozita bllokon foltoren pas debateve Berisha-Balla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In