• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milva Ekonomi: Qytetarët do të kenë plazhe publike nga Velipoja deri në Sarandë

by A R
28/05/2016 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që në Shqipëri qytetarë të shumtë përfshi edhe turistë ti drejtohen bregdetit. Por cilat janë sfidat dhe pritshmëritë e turizmit shqiptarë këtë sezon? Në një intervistë për Tema-Online Ministria Milva Ekonomi e cila mbulon edhe turizmin shprehet optimiste në pasjen e një numri më të madh turistësh krahasuar me 2015-tën.

1-Si e parashikoni të jetë ky sezon i ri turistik për Shqipërinë?

Jo vetëm që ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes së bashku me Drejtorinë e saj të Përgjithshme të Turizmit e parashikon se do të shkojë më mirë krahasuar me vitet e shkuara, por edhe informacionet që vinë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit apo informacione të tjera që na vinë nga parashikimet e “World Travel and Tourism Centre”, WTTC përfshi edhe statistikat e Bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se parashikimet për këtë vit do të jenë për më shumë turistë. Në fakt nga viti në vit numri turistëve në Shqipëri ka ardhur duke u rritur duke filluar nga viti 2013-të kur numri turistëve arriti në 2.9 milion turistë, në 2014-tën 3.6 milion ndërsa për 2015-tën të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë që kishim 4.1 milion turistë. Numri më i lartë i turistëve vijnë nga Kosova dhe Maqedonia, por ka një prezencë në rritje nga Greqia, Italia dhe Gjermania. Në vitin 2015 u shënua rritje edhe nga turistët amerikanë.  Të dhënat na tregojnë se një turist qëndron mesatarisht 2.75 ditë në vend. Ndërkohë të gjitha përpjekjet e operatorëve turistike  synojmë të shtojnë kohën e qëndrimit të turizmit në Shqipëri.

Ky shtim qëndrimi do të përkthehet në sasi më të mëdha parash të shpenzuara. Që kjo të arrihet do të organizohen  aktivitete të ndryshme në të gjithë vendin tonë. Pra i gjithë sezoni turistik do të  jetë i mbushur me aktivitete të shumëllojshme në zonat bregdetare përgjatë plazheve, zonat tona të trashëgimisë kulturore, atyre të traditës dhe iniciativave që kanë të bëjnë me turizmin rural, ose aktivitete që lidhen me “Slow Food” pa harruar edhe turizmin e aventurës dhe turizmin e errët. Sipas të dhënave të WTTC pritet që kontributi direkt në PBB nga  industria e turizmit të rritet nga 6% në 2015-tën në  6,3% në 2016-tën. Kjo rritje do të sjellë 5,500 vende të reja pune.  

2-Çfarë jeni duke bërë si ministri për ta promovuar turizmin shqiptarë?

Turizmi shqiptar po promovohet jo vetëm nga Agjencia Kombëtare e Turizmit por edhe nga vetë dëshira e madhe që kanë vetë shqiptarët për të treguar që vendi ynë është i bukur është atraktiv është mikpritës . Në promovim janë përfshirë edhe vetë Tour Operatorët në Shqipëri që përpiqen të marrin pjesë në çdo panair që zhvillohet duke paraqitur paketat turistike mbi çfarë ofron vendi ynë. AKT ka bërë të mundur që tur-operatorët  Shqiptar  të jetë pjesëmarrës në disa panaire ndërkombëtare të specializuar për turizmin si ai i Berlinit, Rusisë, Londrës, Parisit dhe ai i  Kosovës. Për të promovuar Shqipërinë turistike AKT po promovon atë që quhet FAM Tour duke sjellë gazetarë nga vende të ndryshme të botës në Shqipëri dhe duke u mundësuar atyre një ekspoze mbi Shqipërinë turistike,  me qëllim që ata ta promovojnë në vendin e tyre. Së fundmi kanë ardhur gazetar grek, gjerman, japonez . Pjesë e promovimit janë edhe iniciativat rajonale si ajo e “Cross border cooperation in tourism” midis Shqipërisë dhe Greqisë , Shqipërisë dhe Malit të Zi për iniciativa turistike të përbashkëta.

Shqipëria me ndihmën e organizatave ndërkombëtare së bashku me vende të tjera të rajonit po përfshihet edhe në paketa rajonale turistike, kryesisht në ato të ecjes malore dhe të aventurës në natyrë.

3-Disa ditë më parë qeveria miratoi një vendim hartuar nga ministria që ju drejtoni për rregulloren e plazheve. Përse e ndërmorët këtë vendim dhe kujt i shërben?

Siç edhe e dini, qeveria në mes  të vitit 2014-të ndërmori Reformën  Territoriale, ku u  ri kompozuan  bashkitë e vjetra në 61 njësi vendore.  Me krijimin e njësive të reja vendore  u bë edhe një ndarje e re e territorit të plazheve. Gjithashtu në korrik të vitit 2015 qeveria miratoi edhe ligjin për turizmin. Me këto dy akte kërkohet edhe një rregullim më i mirë i territorit dhe stacioneve të plazhit. Territori i plazhit do të menaxhohet nga njësitë vendore dhe brenda tyre do të ngrihen stacionet e plazhit sipas disa standardeve të përcaktuara në këtë rregullore, siç janë ruajtja e kushteve higjienike, sigurisë, pastërtisë  dhe mbrojtjen nga ndotjes.

4-Këtë sezon pushuesit do të kenë vetëm plazhe private apo parashikoni të ketë hapësira të dedikuara për plazhe publike pa pagesë?

Dua ti siguroj të  gjithë qytetarët se në të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë  do të ketë hapësira të dedikuara ku ata do të mund të pushojnë tërësisht falas si më parë. 

Në fakt vendimi i fundit i qeverisë në datë 18.05.2016 e jep qartësisht definicionin  që plazhi është pronë ekskluzive e shtetit dhe e hapur për përdorim të lirë publik. Ky vendim përcakton vetëm kushtet e veprimtarisë të “stacionit të plazhit” si dhe kontratë e përdorimit që lidh njësia vendore me privatin dhe jo rregullimin e plazhit publik.

Hapësirat e plazheve publike i garantohen qytetarëve  përmes një vendimi të mëparshëm të qeverisë  datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dha gjatë ushtrimit të sporteve ujore” e përcakton shumë qartë hapësirën e asaj që ne e quajmë “plazh publik” . Në këtë vendim thuhet shprehimisht:   “Çdo njësi e qeverisjes vendore, që ka në përgjegjësi administrimin e territorit të plazhit duhet të lërë në dispozicion për “plazh publik” jo më pak se 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit.

Së bashku me grupet e punës do të jem në terren për të parë respektimin e kësaj hapësire prej 20% për “plazhet publike”.

5-Ndërkohë që ju thoni se plazhet do të menaxhohen nga bashkitë lind pyetja kush do ti mbikëqyrë ato në respektimin e kushteve të vendosura në këtë vendim të fundit miratuar posaçërisht për plazhet?

Ju me shumë të drejtë e bëni këtë pyetje pasi është një çështje për të cilën unë pyetem shpesh kohët e fundit. Dua t’ju them se mbikëqyrja e plazheve do të kryhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut.  Agjencia Kombëtare e Bregdetit punon prej vitesh dhe veç të tjerave ka edhe detyrën e krijimit të modelit të një stacioni plazh sipas llojit të bregut ujor./a.m.

Next Post

Grabitën dhjetëra karburante, lloto e pika tranferimi parash, pranga 4 hajdutëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com