• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Milorad Dodik luan poker me bashkësinë ndërkombëtare

by A R
17/09/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bosnje-Hercegovinë, kreu i serbëve boshjakë, Milorad Dodik po e sfidon gjithnjë e më shumë bashkësinë ndërkombëtare dhe kërcënon të Ngarkuarin e Lartë të OKB-së në Bosnje, Christian Schmidt me arrestim.

Dukej si një duel: “Ju nuk jeni Përfaqësuesi i Lartë”, i shkroi Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Bosnje-Hercegovninën, Christian Schmidt të enjten në një letër të hapur. “Ju nuk përfaqësoni bashkësinë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë.” Në rast se Schmidt do të udhëtonte nga kryeqyteti Sarajevë për në Banja-Luka, kryeqytetin e Republikës Srpska, Dodik kishte edhe një kërcënim  të hapur: Ai duhet të priste “arrestimin ose dëbimin”. Një dekret përkatës është “duke u përgatitur”.

Qëkur 66-vjeçari Christian Schmidt, një kohë ministër i Bujqësisë nën Angela Merkelin, e mori postin para dy vjetësh politikisht janë lëvizur shumë gurë në vendin e vogël ballkanik me 3,5 milionë banorë. Nga tre liderët e fuqishëm dhe të korruptuar të partivë kombëtare të boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve ka mbetur vetëm njëri – Milorad Dodik. Me dekrete të rrepta të mbështetura nga Berlini dhe Uashingtoni, Schmidt ia doli të vendoste zgjedhjet e bllokuara prej vitesh.

Rezultati: Partia boshnjake, “Partia e Aksionit Demokratik,nën Bakir Izetbegovic, djalin e presidentit të njohur në kohën e luftës, Alija, nuk është më pjesë e qeverisë. Partia përkatëse kroate e Dragan Covic, i akuzuar për korrupsion tre herë dhe që ia doli të shpëtojë në minutën e fundit, nuk ka më rëndësi politike. “Federata”, të cilën 50% e boshnjakëve e ndajnë me 15% të kroatëve ka pas katër vitesh bllokadë sërish institucione funksionuese.

Gjestet kërcënuese specialitet i njohur

Ashtu si mendohej, Milorad Dodik, po del si njeriu më i vështirë. Pas kërcënimit të Përfaqësuesit të Lartë me arrestim, Schmidt hoqi dorë nga udhëtimi dhe e komentoi me fjalët. Jemi “në Ballkan”, kur jo çdo fjalë “vihet në peshoren e artë”. Dodik u tërhoq dhe në fund u tha se policia e Republikës Srpska nuk mund të garantojë sigurinë e tij. Gjestet kërcënuese janë specialitet i 66-vjeçarit Dodik. Prej vitesh ai flet për një referendum, në të cilën serbët boshnjakë do të vendosin për ndarjen nga Bosnja. Deri tani ai nuk është zhvilluar.

Realisht Dodik nuk i ka edhe aq të mira letrat që ka në dorë. Nga Serbia fqinje vijnë vetëm verbalisht tone mbështetëse. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përpiqet me vendin e tij të ruajë balancën mes BE dhe Serbisë, gjë që pas pushtimit rus të Ukrainës është bërë më e vështirë. Edhe nga ana ekonomike, situata në Republikën Srpska nuk është më e mira. Rusia, tek e cila mbështetet Dodik nuk ka se ç’ofron më shumë. Gjermania për shkak të grindjes së fundit ka anuluar projekte infrastrukturore në vlerë 105 milionë euro.

Edhe në politikën e brendshme, Dodik nuk është aq i pacënueshëm siç beson. Një ligj kundër “shpifjes” me të cilën ai do të kufizojë mediat ka shkaktuar protesta. Qëkur Bosnje-Hercegovina vitin e kaluar u bë kandidate për në BE ai  nuk merr më aq pikë me mbështetjen e tij për Rusinë. Rinia në vend largohet masivisht në drejtim të BE, jo Rusisë. Edhe ardhja e Christian Schmidt ishte dështim për Dodikun. Schmidt u zgjodh nga Këshilli i Implementimit të Paqes, Peace Implementation Council PIC, ndryshe nga rastet e mëparshme ku përfshihej Këshillin e Sigurimit, pasi Rusia kishte bërë të ditur aty veton e saj.

Schmidt përdor kompetencat fuqiplota

Schmidt filloi me energji punën, e ndryshe nga paraardhësit, ai filloi intensivisht të përdorte kompetencat e njohura si “kompetencat fuqiplota të Bonnit”. Dodik që nuk e njeh Përfaqësuesin e Lartë për shkak se nuk u përfshi Këshilli i Sigurimit, e ruajti këtë si kartë të rëndësishme deri në qershor 2023, kur guxoi përballjen e hapur. Ai vendosi që dekretet e Përfaqësuesit të Lartë të mos zbatoheshin më në Republikën Srpska, Schmidt u kundërpërgjigj dhe kërcënoi me pesë vite burg funksionarët që injoronin vendimet e tij me një ligj të lëshuar prej tij. Prokuroria në Sarajevë ngriti pati kundër Dodik, një gjykatë e miratoi atë.

Që lufta e nervave mes presidentit të Republikës Srpska dhe Përfaqësuesit të Lartë do të shkallëzohet në një luftë të vërtetë me armë, shihet si jo realiste si në Sarajevë edhe në Banja Luka  Dodik që në rininë e tij ka refuzuar shërbimin ushtarak në Jugosllavi, dhe në vitet e luftës 1992-1995 nga Bosnja u arratis në Beograd, është trembur para kërcënimeve ushtarake.

Ende në vend qëndron trupa e paqes, EUFOR Althea. Edhe nëse, siç dëgjohen zërat, që Këshilli i Sigurimit ndoshta nuk mund ta zgjasë këtë mision për shkak të kërcënimit të vetos ruse, misioni Althea do të qëndronte në vend i legjitimuar nga qeveria në Sarajevë./DW

Next Post

Nga akuza tek dënimi për “urrejtje”, pse dështoi pesë herë lirimi i Belerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

September 12, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

John Goci konkurron Donald Trump, sa do të shkojë ankandi?

September 12, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Ikën vapa, vijnë shirat e vjeshtës! Pas stuhisë gjatë natës, ja si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat

September 12, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Miratimi për punën e Presidentit Trump nga votuesit e tij në pikën më të ulët

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të plagosur

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të plagosur

September 12, 2026
Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com