• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Shtyrja e zgjedhjeve është varianti i krizës në ekstrem

by A R
16/04/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleati i Partisë Socialiste, kreu i PDS-së Paskal Milo, kërkon gjetjen e zgjidhjes së krizës në tavolinën e dialogut dhe negociatave, dhe jo në rrugë.

Në një intervistë për “Panoramën”, Milo e sheh mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve si variantin ekstrem të krizës.

Zoti Milo, ju jeni pjesë e koalicionit të majtë. Vendi është në një krizë që rrezikon dështimin e zgjedhjeve, ku opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Si i vlerësoni këto kërkesa?

Kërkesat e opozitës duhen marrë të gjykuara brenda “nacionalitetit” konfliktual të politikës shqiptare këtu e 26 vite të shkuara. E kam thënë dhe po e përsëris që kërkesa për qeveri teknike është alibi politike dhe jo kërkesë e mbështetur në arsye reale. Krijon precedent, nuk duhet menduar vetëm për sot, por edhe për nesër. Për sa u përket kërkesave të tjera për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku ka arsye për shqetësime, opozita duhet t’u përgjigjet ofertave të përsëritura të PS-së për t’u ulur në bisedime e për t’u dhënë zgjidhje të mundshme atyre. Shtyrja e zgjedhjeve është varianti i krizës në ekstrem.

Mendoj se nuk janë shteruar mundësitë për të gjetur një konsensus për të mos delegjitimuar zgjedhjet e 18 qershorit. Çdo vonesë në gjetjen e kompromiseve do të vinte në dyshim këtë datë. Nëse opozita është në kërkim të garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, ajo duhet të jetë e interesuara e parë për t’u ulur në tavolinë një orë e më parë.

Në këtë situatë ku ndodhen palët, si mund të zgjidhet kjo krizë?

Për mendimin tim, kriza ka vetëm një zgjidhje: bisedime në mos dypalëshe me faktorin ndërkombëtar, në këtë rast pse jo edhe me ndërmjetësinë e Partisë Popullore Europiane, siç u propozua dje nga tavolina e maxhorancës. Zgjidhja duhet gjetur në tavolinë e jo të vijë nga rruga. Këtu dallohen partitë demokratike me frymë europiane nga partitë “revolucionare” të stilit bolshevik e anarkist.

Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, kur për dy muaj duhet të shkojmë në zgjedhje?

Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë pritur që në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE-së të mund të ketë nevojë për ndërmjetësimin e tyre. Albanizimi politik rrezikon të kthehet në një normë që, së bashku me maqedonizmin politik, t’i rikthejnë Ballkanit Perëndimor imazhin e vjetër pezhorativ të fuçisë së barutit. Ndërkombëtarët janë lodhur me politikën shqiptare. Aktualisht, edhe partnerët politikë konservatorë e popullorë europianë të PD-së po i bëjnë thirrje për t’u kthyer në Parlament e për ta gjetur zgjidhjen atje.

Ju do të jeni pjesë e koalicioni me PS-në në këto zgjedhje?

PDS është shprehur e gatshme për negociata për një marrëveshje të re e me garanci zbatimi për bashkëpunim elektoral e qeverisës me PSnë. Nëse do të ketë vullnet e

Next Post
Ndërpritet energjia në metronë e Nju Jorkut, pasagjerët në panik (VIDEO)

Ndërpritet energjia në metronë e Nju Jorkut, pasagjerët në panik (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In