Partia Demokracia Sociale ka hapur fushatën në bashkinë e Prrenjasit. Kryetari i saj, Paskal Milo, ka kërkuar mbështetjen e kandidates “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Miranda Rira.
Në fjalën e tij, Milo theksoi se “është në traditën e fushatave elektorale që ne të vijmë këtu në Përrenjas për të kërkua mbështetjen për kandidaten tonë Znj Rira.”
Politikani dhe historiani i njohur shprehu mirënjohjen për gjithë të pranishmit. “Ne si parti dhe si koalicion e kemi në traditë që zgjedhim atë person që na përfaqëson më mirë dhe unë jam i sigurt se më mirë se Miranda Rira, Përrenjasin nuk e përfaqëson askush, tha Milo









