• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Rezultat tronditës, ja cilat janë 3 efektet negative të referendumit britanik

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS/ “Rezultat troditës”. Kështu e ka përkufizuar ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo, rezultatin e referendumit britanik, i cili vendosi që Britania e Madhe të dalë jashtë Bashkimit Europian. Në një prononcim për Javanews, Milo shprehet se ky vendim është tronditës jo vetëm në aspektin e brendshëm për Britaninë, por edhe në skenën europiane dhe atë botërore.

“Në aspektin e brendshëm referendumi nxorri në pah ndasitë e thella brenda për brenda Britanisë. Disa shtete kanë tendenca shkëputje. Ky është një problem jo i vogël me të cilin ata duhet të përballet tani. Në aspektin Europian, projekti i një Europe të Bashkuar ka marrë një goditje jo të vogël. Ëndërra europiane duket se ka filluar të bëhet zhgënjyese. Vetë rezultati i referendumit është një mesazh inkurajimi për euroskeptikët nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe një sinjal jo i duhur që shkon në favor të forcave ekstremiste dhe të së djathtës ekstreme që janë kundër BE-së”, shprehet Milo.

Për ish- shefin e diplomacisë shqiptare, efektet e referendumit kanë ndikim edhe në planin ndërkombëtarë pasi dalja e Britanisë nga BE-ja dobëson pozitën e vetë Bashkimit Europian. Milo nga ana tjetër nënvizon se këto efekte politike natyrshëm do të shoqërohen edhe me efekte ekonomike dhe financiare, të cilat, sipas tij, do të jenë dramatike.

Por a ndalet deri këtu “JO”-ja e britanikëve ndaj BE-së? Ish- ministri i jashtëm parashikon se ky vendim do të ketë efekte frenuese edhe ndaj procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas tij, tani edhe për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, gjërat do të bëhen më të vështira, pasi edhe vetë BE-ja është në udhëkryq për të ardhmen e saj.

“Gjermania dhe Franca duhet të marrin rolin e lidershipit për të shpëtuar projektin e një Europe të Bashkuar. Duhet një reflektim i thellë brenda vetë BE-së, në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje Unioni”, nënvizon Milo.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

BREXIT / Vuçiç: Serbia vazhdon rrugën drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In