• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Marrëveshja PDS-LSI nuk e dëmton PS-në, pakti PD-PS ka shkelur Kushtetutën

by Java News
25/05/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDS Paskal Milo është shprehur se marrëveshja me LSI nuk ka asnjë synim që të dëmtojë Partinë Socialiste.

I ftuar në studion e Report Tv, Milo u shpreh se PS mund ta kishte “parandaluar” këtë marrëveshje, por duke qenë se ajo nuk bëri asnjë hap, shprehet Milo, PDS mendoi për interesat e partisë.

“PDS nuk jemi nisur nga ndonjë qëllim për të dëmtuar PS, përkundrazi duke qenë se vetë PS nuk e quajti të arsyeshme të bënte me ne koalicion, dhe ne kemi gjykuar në bazë të interesave të partisë sonë. Duhet t’i merrte masat me kohë që të ndodhnin veprime të tilla. Kemi qenë të gatshëm të bashkëpunonim dhe partitë e tjera Socialiste, por kjo nuk varej vetëm nga ne. Askush të mos shqetësohet për marrëveshjes. Është marrëveshje e natyrshme, bashkëpunim para dhe post elektoral”,
u shpreh Milo për Report Tv.

Gjithashtu ai u shpreh, se mosbërja e koalicioneve i dëmton shumë partitë e vogla. Nga ana tjetër, ai shprehet se futja e partitë aleatë nën siglën e PD në zgjedhjet e 25 qershorit i dëmton shumë ato.

“Kjo gjë i dëmton partitë të kandidojnë me vete. Dhe në këtë mënyrë ata dëmtohen para elektoratit të tyre”, u shpreh Milo.

Milo ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, sipas të cilit i fituar lideri i opozitës. Ai tha se kjo marrëveshje, i ka shërbyer figurës politike të Bashës i cili pas protestës është ngritur më lart në sytë e demokratëve.

“PD ka fituar në raport me PS, ajo gjeti një motiv për të dalë nga çadra, kjo marrëveshje e kreu këtë mision. Kjo marrëveshje i dha Bashës një profil politikani në ngjitje që e menaxhoi situatën mjaft mirë, dhe uli dyshimet mëdyshjet që ekzistonin dhe nëse kjo shoqërohet në një rezultat të mirë në zgjedhje Basha shkon i sigurt të zgjidhet prapë kreu i PD. PD po shkon në zgjedhje me kredenciale të ngritura, çadra parapërgatitje për fushatën elektorale”, tha Milo.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe se shumë pika të saj nuk janë sqaruar, duke nisur që tek ajo që do të ndodh me PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit, a do të qeverisin apo jo. Sipas tij, të dyja partitë duhet ta qartësojnë këtë përpara opinionit publik./a.ç

Next Post
Policia reagon ndaj deklaratave të Llallës: Prokurorët nuk vijnë në zonat e thella ku kapet kanabis…

Përplasja polici-prokurori për provat e hashashit, del udhëzim i ri për asgjësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com