• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Millonai i del dhe në ëndërr/ Një ‘prokuror dixhital’ i SPAK i ‘shkruan’ Berishës: Faleminderit që na shpalle organizatë kriminale!

by Java News
04/11/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i cili ndodhet nën hetim për korrupsion pasiv dhe me dhëndrin, Jamarbër Malltezi në burg, ka vijuar edhe këtë të shtunë sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme. Në faqen e tij në fb ai ka shpërndarë mesazhin e një qytetar dixhital, i cili pretendon se është prokuror i SPAK.

“Prokurori” i maskuar si qytetar dixhital pasi falenderon Berishën që ka zbuluar grupe kriminale brenda institucionit ku punon edhe vetë, ka denoncuar edhe 3 “kolegë” të tij, mes të cilëve “rastësisht” gjendet edhe kolegja që po heton Berishën.

“Përshëndetje doktor,  jam prokuror në SPAK. Me këtë rast dua t’ju falenderoj për denoncimin e grupeve të strukturuara kriminale në SPAK. 

Ju lutem informoni publikun se Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kanë sjellë në SPAK nga Elbasani, tre prokurorët mbrojtës të bandës së Elbasanit dhe të krimeve të Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit: Alfred Shehun, Enkeleida Millonajn dhe Kreshnik Ajazin. 

Këtyre prokurorëve iu doli Taulant Balla në përgjime si porositës vrasjesh. Por prokurorë dhe gjyqtarë vendosën prishjen e përgjimeve për të mbrojtur Ballën.

Prokurori Alfred Shehu, për të mbrojtur Taulant Ballën, mashtroi publikisht para mediave më datë 22 prill 2021 se në makinën e Mehmet Grecës, anëtar i bandës së Elbasanit, trafikant i dënuar 7 vite në Britaninë e Madhe për trafik droge dhe anëtar kryesor i shtabit elektoral të Ballës, nuk kishte material elektoral. Ndërkohë që sipas procesverbalit të kontrollit të policisë, makina e Grecës ishte plot euro, karta identiteti të mbledhura nga qytetarët dhe fletë votimi.

Prokurorja Enkeleida Mellonaj ishte prokurorja që mori në Elbasan dosjen e skandalit të vjedhjes me inceneratorin e Elbasanit. Qazim Sejdini falsifikoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nuk shpërndau asnjë material, as dhe proces verbal.  Për më tepër, Qazim Sejdiu mori tokën e qarkut dhe jo të bashkisë Elbasan. Por Millonai e mbuloi këtë falsifikim këtë vepër kriminale. Në rast se kërkoni në Elbasan do të gjeni fatografitë e saj me Suel Çelën.

Prokurori Kreshnik Ajazi, vëllau i ish-këshilltarit të Taulant Ballës dhe deputetit të PS-së, i kërkoi gjykatës dhe shkatërroi përgjime të autorizuara po nga gjykata në të cilat dilnin qartë lidhjet e Ballë me bandën e Elbasanit, me vrasje dhe vepra të tjera të rënda”, i shkruan Berishës, prokurori i SPAK i maskuar si qytetari dixhital./m.j

Next Post
Peticioni i Berishës kundër Yuri Kim, Topi: Sulm i paprecedentë nga konjutura politike! Do sfumohet me turp

Topi: Berisha më bëri gjyq për 21 Janarin. Unë duhet të isha në burgim të përjetshëm sot

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Je teper vone plak,tani skane me vlere intrigat tuaja,ti je i pari qe shkatrrove drejtesin,bere gjyqtar me 6 muaj kurse.Largove te aftit per qedhimet tuaja e banditve tuaja,per te plackitur cdo pasuri qe ishte ne vendin tone.Prandaj kjo eshte fjala e urte vjene dita e paguan si frengu pulen,mose u ndiej me kthe pasurite e parate e shqiptarve.Ne te kunderte do vazhdoje sekuestrimi i parave e pasurve,do mbeteni me gishtin ne bythe ti e tjerte si ti.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In