I prezantuar si Agim Rexha, një mbështetës i Berishës në SHBA i ka bërë thirrje ambasadores Yuri Kim në Tiranë që të mos përfshihet në çështjet politike.
Duke folur nga New Jersey gjatë Foltores online të Sali Berishës, ai tha se ndihet i fyer nga veprimet e ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Nuk mund të pranoj sjelljen jo demokratike të ambasadores amerikane në Tiranë që e ka identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndihem i fyer që një amerikane sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime por si Guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë.
Prandaj ambasadore Kim dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë”.
/a.r