Qindra kapsolla dhe fishekzjarre janë hedhur mbrëmjen e së dielës ndaj Kryeministrisë, ndërsa aktet kanë ndodhur gjatë fjalës së Lulzim Bashës.
Ndërkohë disa tentativa për të çarë kordonin e policisë janë shënuar gjatë protestës së shtatë të PD dhe aleatëve, të cilët më në fund ia kanë arritur ta marrin gardhin nga duart e efektivëve.
Burime nga terreni konfirmojnë se nga hedhja e kapsollave një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat.
Vazhdimisht gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës jokuvendore kërkoi mbështetjen e militantëve dhe simpatizantëve në tubim, që të therrasin “Rama ik”.
“Le ta dëgjojë tek bunkeri ku është fshehur. Bëjeni ta dëgjojë gjithë bota tani: Rama ik”, ju drejtua Basha.
Më tej ai vazhdoi të radhisë sipas tij, arsyet përse duket larguar nga pushteti kryeministri Edi Rama.
“Zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja që keni vërshuar në këtë marshim të paparë. Keni derdhur në shesh energji dhe vendosmëri. Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe kam nderin dhe pirvilegjin të flas në emër të gjithë shqiptarëve të mbledhur të vendosur. Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të tradhtuar nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh. Le ta dëgjojë zërin tuaj e gjithë bota tani. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet”, u shpreh Basha.











Kriminel,vrases,hajdut ordliner.