• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Militantët e “Foltores” paralajmërojnë pushtimin e PD, Bejko apel drejtësisë të mos heshtë përballë Berishës

by A R
05/01/2022 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me thirrjet për protesta, mbështetësit e tij kanë nisur kërcënimet për mësymje në selinë blu. Ishte ish-nënkryetari i PD Genc Pollo, i cili me anë të një postimi u shpreh se kreu demokrat Lulzim Basha, do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të PD-së. Ai deklaroi se jo më vonë se 8 janar, selia e PD duhet t’i kthehet organeve legjitime siç e ka vendosur anëtarësia, teksa shtoi se ditën e shtunë do të jetë prezent në protestën e 8 janarit.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast, selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD, siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty”, shkroi Pollo.

Nga ana tjetër edhe mbështetësja e Berishës, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se Basha është i frikësuar nga protesta e 8 janarit, prandaj janë blinduar dyert e PD. Ajo tha se me qëndrimin e tij Basha po tregon se do ta mbajë peng selinë e PD si një diktator. Kokalari po ashtu nuk e mohoi faktin se mund të ketë trazira, të cilat mund të çojnë deri në plagosje. Sipas saj, nëse plagoset dikush në 8 janar është faji i Bashës që sillet si diktator. “Dy konkluzione mund të nxjerrim me veprimet e Bashës. Lulit i ka hipur frika në palcë nga protesta. Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selinë peng me dhunë. Nëse në 8 Janar ka trazira apo një shqiptar plagoset, vërjani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa”, shkroi Kokalari.

Po ashtu edhe ish-kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi tha se koha e Bashës ka mbaruar, teksa bëri thirrje që në datë 8 janar demokratët të mblidhen për ta rrëzuar atë që sipas saj është diktatori i PD-së. “Koha jote ka mbaruar Lulzim Basha dhe bashkë me ty edhe e atyre që e varfëruan këtë popull. Ik bashkë me ata që të kanë marrë peng! Në datën 8 janar 2022 ora 12:00 të mblidhemi të rrëzojmë këtë diktator”, tha Harxhi.

Bejko vijon të kërkojë hetim për Berishën

Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko ka vijuar të këmbëngulë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të hetohet. Bejko, në një dalje televizive, u shpreh se argumentet që SHBA ka dhënë për shpalljen “non grata” të Berishës, nuk janë pak. Sipas tij gjithë ato deklarata nga SHBA ngelën të pavërtetuara, pasi drejtësia shqiptare është duke fjetur gjumë. “Argumentet e SHBA për shpalljen non grata, nuk janë pak. Për ne ngelen të pavërtetuara. Drejtësia shqiptare është në gjumë. Grupi parlamentar i PD është në shumicë me Bashën, edhe në Këshillin Kombëtar. Basha është në legjitimitetin e tij, sapo e mori mandatin. I votuar nga këta që i ka sot kundër tij. Trupa e tij e afërt ka kaluar te Berisha, do të thotë se Berisha i ka vënë aty për të kontrolluar Bashën”, u shpreh Bejko.

/a.r

Next Post
Sot skadon ultimatumi i Berishës për Lulzim Bashën: Ik nga selia me të mirë…

Sot skadon ultimatumi i Berishës për Lulzim Bashën: Ik nga selia me të mirë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In