• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milioneri shqiptar i shkruan ambasadorit Lu: Kam kundërshti për rolin tuaj

by Java News
07/05/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u akuzua si i inkriminuar në një takim pak ditë më parë, Koço Kokëdhima ka vendosur që t’i përgjigjet përmes një letre ambasadorit amerikan Donald Lu. Ish-deputeti shprehet kundra rolit të diplomatit të lartë në vendin tonë, duke theksuar se pasurinë marramendëse e ka fituar me punë të ndershme.

“Kryetari i partisë “Zgjidhja”, z.Koço Kokëdhima, i ka dërguar sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu. Në këtë letër z. Kokëdhima e informon z.Lu për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron shkëlqesisë së tij disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë”, thuhet në komunikimin zyrtar të “Zgjidhja”.

“Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve.
Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan.
Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër.
Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, deklaronte Kokëdhima më 4 nëntor 2016″ tha Kokëdhima përpara se t’i hiqej mandati i deputetit.

Më herët ambasadori amerikan Lu duke falenderuar gazetarët për guximin që të prekin çështje të forta, listoi edhe emrin e Kokedhimes mes të inkriminuarve.

“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në kuvend apo bashki. Për reformën në drejtësi, fëmijë, pensionistë dhe njerëz të zakonshëm u mblodhën në 21 korrik për të kërkuar që reforma të miratohet dhe sot OJF po vrojtojnë vettingun dhe institucionet e tjera”, u shpreh Lu.

Akuza të tilla ka pasur edhe më herët, ku biznesmeni Koço Kokëdhima thotë se pasuritë i ka bërë me punë të ndershme.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Dhunimi i arbitrit Tartari, zbarkojnë në stadiumin e Flamurtarit krerët e Policisë

FOTOT/ Dhunimi i arbitrit Tartari, zbarkojnë në stadiumin e Flamurtarit krerët e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In