• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milionerët e opozitës

by Artur Ajazi
30/04/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët edhe dhëmballët”, i dinë milionat që nuk shterren kurrë, apo dhe pronat e panumuruara. Dhe hiqen dhe shiten sikur “janë evliha”, janë të papërlyer, të pastër, të pakorruptueshëm, dhe se “vetëm ata mund ta bëjnë vendin madhështor”. Ata kujtojnë dhe me dashje harrojnë se, shqiptarët nuk u dinë atyre milionat e zhvatura sa ishin në pushtet, rrjetet e korrupsionit që akoma funksionojnë edhe sot, apo dhe aleancat me “dashamirësit emigrantë jashtë vendit”. E si mund ti besosh një opozite milionere, që hiqet dhe shitet si “e ndershme”, dhe medemek thotë se “6 milion euro në SHBA, po i paguan një fans i PD”.

Këto profka nuk i beson as roja i selisë tek PD-ja, dhe jo pastaj populli, apo dhe SPAK-u. E si mund ti japësh votën një opozite milionere, që jep 6 milion euro për një lobim, dhe mendo pastaj sa miliona euro të tjera janë në banka dhe dyshekë. Partia Demokratike, kurrë nuk ka qenë e ndershme në lidhje me premtimet e fushatave elektorale. Kurrë nuk ka zbatuar dhe kurrë nuk ka qenë korrekte në premtimet e saj. Madje e tillë po tregohet edhe me 6 milion dollarët e lobimit. E tillë po tregohet edhe me LaCivita, apo dhe programin elektoral. Kërkojnë të vijnë në pushtet, duke rrëfyer dhe mashtruar, duke përhapur lajme portalesh të rreme mbi “takimin  e dështuar të Edi Ramës me djalin e Trump”, apo dhe me sajesa të tjera me logjikë idioteske.

Ata i shtyn drejt këtyre aventurave, pasuria e pamerituar, milionat e zhvatura qysh nga koha e pushtetit, madje dhe të 5 fishuara edhe në 12 vitet e fundit. Atëhere, si mund ti besohet një opozite, e cila krahas këtyre skandaleve, mban akoma në takime elektorale dhe podiume, xhaketat e vjetra dhe elementë antishqiptarë. Sërish i shtyn pasuria dhe milionat. Ata kujtojnë se me miliona dollarë apo euro, mund të blejnë mandatet, pushtetin, Turmpin, apo dhe heqin “non-gratën” e kryetarit. Dhe me këtë mentalitet shkatërrues, ata kujtojnë se do të vijnë në pushtet. Në çdo hap dhe fjali, ata gënjejnë. Në çdo premtim dhe vendim, ata mashtrojnë. Dhe skandali i tyre më i madh, mbeten lobimet miliona dollarëshe.

Një kryetar opozite që akuzon gjithë ditën ministrat dhe kryeministrin e vendit për “afera korruptive”, dhe pastaj i dalin milionat e dollarëve që ka paguar në SHBA, natyrisht mbetet i pabesueshëm sot dhe mot. Por më qesharak bëhet Belindi kur del dhe thotë “janë para të mbledhura nga patriotët tanë në SHBA”. Në Kolonjë ka një fjalë të urtë që thotë “ty nuk të qasin në fshat, ti kërkon të bijën e priftit”. Eshtë fiks për liderin historik të PD dhe opozitën e sotme. Ata janë dhe do të mbeten në opozitë. Dhe e di pse ? Sepse pushtetin duan ta fitojnë me hilera, me mashtrime, me gënjeshtra, me skenare të trasha, dhe me njerëz të kamur në miliona eruro dhe dollarë.

Next Post
Kontradiktat e Berishës: Mbronte Jozefina Topallin kur kandidonte kundër PD në 2021-shin, ndërsa sot cilëson si “në shërbim të Ramës” ata që nuk futen te lista e tij dhe e Metës    

6 milionë dollarë lobim për non-gratën, Topalli hesht: Partia më ka ngarkuar me detyrë tjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In