Disa nga njerëzit e organit të akuzës posedojnë pasuri të paluajtshme të deklaruara dhe para në banka po aq sa gjyqtarët dhe politikanët. Prokurori i Tiranës, Arian Përmeti, vetëm gjatë vitit 2016, ka deklaruar 32 pasuri të paluajtshme, të trashëguar nga babai, duke përfshirë apartamente, dyqane dhe troje.
Ndërsa prokurori Hysen Keta deklaron një shtëpi trekatëshe në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 60 m2, me vlerë rreth 20 mijë USD. Prokurori thotë se truallin e ka trashëguar nga babai, ndërsa godinën e ka ndërtuar vetë nga viti 1996-2003, me të ardhura nga puna si avokat. Ndërkaq, prokurori Zeqir Hoda, deklaron se gjatë viti të kaluar, djali i tij ka punuar si kamerier.
Nga ana tjetër, referuar gjithnjë deklaratave të pasurive të dorëzuara pranë ILDKP, prokurori Sokol Malaj, thotë se ka blerë dy apartamente dhe tre garazhe, kryesisht me parë që ka fituar bashkëshortja. Konkretisht, Sokol Malaj deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, me vlerë 78 775 euro.
Si burim për vlerën e parave, prokurori deklaron të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’, e bashkëshortes, Ana Malaj. Po gjatë vitit 2016, Malaj deklaron blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë. Si burim, ai referon një kredi bankare 6 000 000 lekë si dhe të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes. Për vitin 2016, Malaj deklaron 2 787 732 lekë të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare.
Nga veprimtaria shoqërisë ‘Oleum Transport’, ai deklaron edhe 8 000 000 lekë të ardhura për vitin 2016. Prokurori thotë gjithashtu se ka shlyer detyrimin prej 5 150 euro për blerjen e një apartamenti si dhe ka marrë një kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.
Prokurori i Tiranës ka edhe një apartament tjetër në Rrugën e Kavajës, të cilin e ka dhënë me qira. Përpos pagave, prokurori deklaron 224 415 lekë të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë. Vihet re se, të gjithë prokurorët operojnë me të njëjtën skemë, për shtimin e pasurive të paluajtshme. Ata blejnë apartamente dhe vila me anë të kredive shumëvjeçare, me sa duket si një mënyrë për të mbuluar paratë e padeklaruara.
Prokurorët e tjerë
Ka një tendencë nga prokurorët për të blerë apartamente të reja çdo vit, ndërsa shumë prej tyre kanë lokale. Kolë Hysenaj, prokuror në Tiranë, ka në pronësi një lokal në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira.
Ai deklaron gjithashtu truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 316 m2, me vlerë 100 mijë euro, truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 50,90 m2, me vlerë 25 mijë euro dhe shkëmbim të makinës tip ‘SMART’ me një ‘Mercedez Benz’.
Edhe prokurori Bujar Hoxha ka në pronësi një lokal në Elbasan, ndërsa thotë se ka dhënë një sipërfaqe toke me qira në Cërrik. Prokurori Erion Pano, për vitin 2016, deklaron blerjen e dy garazheve dhe të një makine.
Pano ka në pronësi edhe një objekt, të cilin e ka dhënë me qira, ku për vitin 2016 i ka sjellë 960 000 lekë të ardhura. Kasem Berberi, pjesë e Prokurorisë së Tiranës, rezulton se është bashkëpronar me 50 % i një lokali në Gjirokastër, ndërsa deklaron një kredi për blerje të një apartamenti banimi.
Ndërsa prokurori Darius Shahu deklaron 400 m2 tokë në Laknas Tiranë, 300 euro në muaj të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, ndërsa ka pronotuar një apartament në Golem me vlerë 57 mijë euro.
Pasuria e disa prokurorëve të Tiranës për vitin 2016
Sokol Malaj, Prokuroria e Tiranës (2016)
Apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, 78 775 euro. Burimi: Të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes, Ana Malaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë. Burimi: 6 000 000 lekë kredi bankare dhe të tjerat të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes, Ana Malaj.
Të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare, 2 787 732 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë ‘Oleum Transport’, 8 000 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Rrugën e Kavajës, 3 982 euro.
Pakësuar llogaria bankare, 14 069 000 lekë.
Llogaria e pagës, 271 465 lekë.
Llogari rrjedhëse, 52 059 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 210 432 lekë.
Të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë, 224 415 lekë.
Kredi bankare për shtëpi banimi, 5 000 000 lekë.
Kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.
Shlyer detyrimi 5 150 euro për blerje apartamenti.
Pasuria e deklaruar për vitin 2015
Pronotim apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.
Blerje makine tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, 9 mijë euro.
Kredi bankare për shtëpi banimi në shumën, 5 000 000 lekë, shlyer 284 400 lekë.
Kursime nga paga dhe fitimi nga aktiviteti privat “klinikë dentare”, fitimi nga dividenti për vitin 2014 dhe shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 821,468 lekë dhe 12, 000, 000 lekë.
50 % të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.
Të ardhura nga paga si prokuror i Prokurorisë së Tiranës, 1 239 744 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël, klinikë dentare, 3 744 880 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre, 10,200,000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 3 000 000 lekë.
Kolë Hysenaj, Prokuroria e Tiranës (2016)
Lokal në Tiranë, dhënë me qira, të ardhura 312 561 lekë për vitin 2016
Truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 316 m2, 100 mijë euro, me burim kursime nga pagat dhe të ardhurat nga biznesi.
Truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 50,90 m2, 25 mijë euro, me burim kursime nga pagat dhe të ardhurat nga biznesi.
Shitje makine, 5 mijë euro.
Shkëmbim i një makine tip ‘SMART’ me një ‘Mercedez Benz’.
Paga si prokuror dhe paga e bashkëshortes, 4 179 130 lekë.
Kredi bankare, 4 098 979 lekë, detyrimi i mbetur 3 793 015 lekë.
Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës (2016)
Depozitë bankare ku janë xhiruar lekët e lokalit me qira në Elbasan, 401 207 lekë.
Depozitë për xhirimin e parave të tokës me qira në Cërrik, 739 733 lekë.
Depozitë bankare, 24 513 lekë.
Gjendje cash, 850 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 374 616 lekë.
Bashkëshortja paga nga Drejtoria Arsimore Tiranë, 562 907 lekë.
Bashkëshortja, shet shtëpinë ne Elbasan, 3 513 553 lekë.
Depozitë bankare, shtuar 15 417 lekë.
Depozitë bankare, 43 000 lekë.
Llogari bankare, 79 960 lekë.
Borxh me interes, 60 mijë euro.
Juljan Xhengo, Prokuroria e Tiranës (2016)
Blerë makinë ‘Mercedez Benz’, 980 000 lekë.
Overdraft, 240 000 lekë.
Kredi bankare, 500 000 lekë.
Shitur makinë ‘Mercedez Benz’, 4 500 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror, 1 104 305 lekë.
Bashkëshortja, apartament banimi në Korçë, 100 m2, 2 200 000 lekë.
Tokë arë në Korçë me sipërfaqe 1 120 m2.
Tokë arë në Korçë me sipërfaqe 690 m2.
Garazh me sipërfaqe 35 m2, në Korçë, 500 000 lekë.
Llogari kursimi, 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga në shoqërinë… 2 298 817 lekë.
Hysen Keta, Prokuroria e Tiranës (2016)
Godinë banimi, tre kate, me sipërfaqe ndërtimi 60 m2, në Tiranë, 2 200 000 lekë.
(Godina është ndërtuar nga unë në vitet 1996-2003, në truallin e trashëguar nga babai, me të ardhura nga puna si avokat).
Paga si prokuror, 1 730 404 lekë.
Paga e bashkëshortes në UT, 1 202 694 lekë.
Overdraft, 204 250 lekë.
Overdraft, 2 357 lekë.
Erion Pano, Prokuroria e Tiranës (2016)
Garazh me sipërfaqe 18, 20 m2, Tiranë, 325 000 lekë.
Garazh me sipërfaqe 18,30 m2, Tiranë, 325 000 lekë.
Autoveturë e përdorur, 180 000 lekë.
Dhënie objekti me qira, 960 000 lekë.
Huamarrje në shumën 3 000 000 lekë.
Gjendje në llogari, 1 080 498 lekë.
Paga si prokuror, 1 387 640
Llogaria e pagës në emër të Entijola Pano, 407 838 lekë.
Llogaria e pagës në emër të Erion Pano, 900 lekë.
Entijola Pano paga si punonjëse banke, 1 059 173 lekë.
Kasem Berberi, Prokuroria e Tiranës (2016)
Të ardhura nga qira e lokalit në Gjirokastër, bashkëpronar me 50 %, 160 000 lekë.
Të ardhura nga kësti i parë, dëmshpërblim për babain, si ish i dënuar politik, 100 000 lekë.
Paga si prokuror, 1 644 708 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste, 1 085 601 lekë.
Kredi për blerje apartament banimi, 5 000 000 lekë.
Kredi banakare, 1 000 000 lekë.
Darius Shahu, Prokuroria e Tiranës (2016)
Tokë aty në Laknas Tiranë, 400 m2.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 300 euro në muaj.
Pronotim i apartamentit në Golem, 57 mijë euro.
Shtim i gjendjes cash, 1 000 000 lekë.
Paga si prokuror, 1 660 588 lekë.
Paga e bashkëshortes tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 530 021 lekë.
Detyrim huaje kushëririt, 30 mijë euro.
Miranda Bushi, Prokuroria e Tiranës (2016)
Makinë tip ‘Audi Q3’, 38 mijë euro.
Depozitë bankare, 5 076 500 lekë.
Shpenzim i depozitës në BKT, 950 000 lekë.
Të ardhura si prokurore, 1 152 711 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog, 1 012 180 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në bankë në Londër, 10 471 GBP.
Robert Kote, Prokuroria e Tiranës (2016)
Apartament me sipërfaqe 93 m2, 4 000 000 lekë, brero me kredi bankare.
Blerje makine, 1 000 000 lekë.
Shitur makinë tip Audi A4, 4 500 euro.
Paga si prokuror, 1 466 294 lekë.
Paga e bashkëshortes, 48 273 lekë.
Llogari në lekë, 272 109 lekë.
Saimir Hysa, Prokuroria e Tiranës (2016)
Në bazë vendit të gjykatës merr 1/6 e apartamentit në…
Në bazë të kontratës noteriale vëllai më ka dhuruar 1/6 e apartamentit.
Në bazë të kontratës noteriale vëllai im… më ka dhuruar 1/6 e apartamentit.
Të ardhura nga banesa e dhënë me qira, 306 000 lekë.
Paga si prokuror, 1 382 013 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në KESH, 1 140 309 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si sekretare e Këshillit Mbikëqyrës të TEC Vlorë
Shlyer detyrimi 0 mijë euro.
Bartur detyrimi 15 mijë euro.
Bashkëshortja, depozitë bankare 926 697 lekë.
Bashkëshortja, depozitë bankare 1 004 euro.
Llogari rrjedhëse, 714 953 lekë.
Valentin Preçi, Prokuroria e Tiranës (2016)
Bashkëshortja ka blerë makinë në SHBA, 3 250 dollarë.
Blerë makinë tip SKODA, 3 20 dollarë 0.
Llogari bankare, 69 euro.
Llogari bankare, 836 lekë.
Balancë kreditore në llogarinë e hapur bankare, 70 000 lekë.
Balancë kreditore në llogarinë e hapur bankare për djalin e sëmurë, 1 500 euro.
Pakësuar gjendja cash, 130 000 lekë.
Pakësuar gjendja cash, 12 mijë dollarë.
Të ardhura nga paga si prokuror, në përjudhën 31.03.2016-31.12.2017, 114 670 lekë.
Të ardhura të depozituara në llogarinë e hapur për donacione për djalin e sëmurë, 130 000 lekë.
Të ardhura të depozituara në llogarinë e hapur për donacione për djalin e sëmurë, 2 000 euro.
Të ardhura të përfituara nga pagesa për aftësi të kufizuara e djalit, 90 270 lekë.
Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja si kujdestare për djalin, 90 270 lekë.
Të ardhura nga asistenca sociale për bashkëshorten dhe djalin, 1 035 USD.
Vazhdon shlyerja e kredisë për blerje apartamenti dhe garazhi, shlyer 2 459 euro, detyrimi i mbetur 17 775 euro.
Zeqir Hoda, Prokuroria e Tiranës(2016)
Paga e djalit Ditmir Hoda si kamerier, 18 879 lekë.
Shtuar gjendja cash për vitin 2016, 400 000 lekë.
Paga dhe shpërblime si prokuror, 1 465 222 lekë.
Paga e bashkëshortes në ISSH Tiranë, 1 111 980 lekë.
Kredi bankare për blerje apartamenti në vlerën 6 700 000 lekë.
Kredi për blerje të pajisjeve elektro-shtëpiake, 103 980 lekë.
Pasuria e kryeprokurorit Adriatik Llalla (2016)
Shitur më 24.06.2016 ullishte me sipërfaqe 3000 m2 në Mjull-Bathore, Tiranë, 249 000 euro, tatim në burim i paguar.
Blerë më 05.12.2016 tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.
Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës.
Çelur më 24.06.2016 llogari bankare me të ardhura nga shitja e tokës, 140 695 euro.
Gjendje llogari bankare e pagës, shtuar me 1 694 609 lekë.
Gjendje llogari bankare e pagës, pakësuar me – 1 909 917 lekë.
Gjendje kursime kesh, pakësuar me 1 500 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogari bankare e pagës, 168 703 lekë.
Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës (2016)
Pas vdekjes së babait kam trashëguar:
Apartament 119 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 96 m2, 50 %.
Apartament 56 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 51 m2, 50 %.
Apartament 70 m2, 50 %.
Apartament 53 m2, 50 %.
Ndërtesë 424 m2 me truall 1 569 m2, 1/24 pjesë.
Dyqan 177 m2, 50 %.
Dyqan 97 m2, 100 %.
Dyqan 18 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 42 m2, 50 %.
Dyqan 48 m2, 1/12 pjesë.
Dyqan 97 m2, shtohet me 1/3 pjesë.
Dyqan 33 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 66 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 20 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 95 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 44 m2, 1/3 pjesë.
Tokë truall 435 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 108 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 1 000 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 282 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 417 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 100 m2, dhënë për ndërtim, 50 %.
Tokë truall 70 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 000 m2, 1/6 pjesë.
Garazh 60 m2, 1/6 pjesë.
Tarracë 18 m2, 100 %.
Shtim në llogarinë bankare, 40 mijë euro, qerja e dyqanit.
Shtim i llogarisë, 3 693 572 lekë.
Pakësim i gjendjes cash, 2 500 000 lekë.
Gjendje cash nga të ardhurat vjetore, 1 700 000 dhe 10 000 USD.
Paga si prokuror, 1 051 725 lekë.
Paga e bashkëshortes, Alma Përmeti, 1 056 878 lekë.
Të ardhura nga bono thesari, 693 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve, 408 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 4 mijë euro.
Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 360 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve Arian Përmeti, 190 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të ambienteve në emër të Astrit Përmeti, 3 mijë euro.
Të ardhura cash, të lëna trashëgim nga Astrit Përmeti, 700 000 mijë lekë dhe 10 000 USD.
Arben Pasha, Prokuroria Sarandë (2015)
Pronar i një apartamenti banimi 100 m2, blerë me kursime, 4 000 000 lekë.
Banese me sipërfaqe 70 m2, blerë në vitin 1994 dhe në vitin 2008 është bërë shtesë mbi tarracë me sip. 36 m2 dhe verandë me sip. 12 m2, 2 800 000 lekë.
Shtesë apartamenti 36 m2, e paregjistruar në ZRPP Gjirokastër, 500 000 lekë.
Përfituar me testament banesë private me sipërfaqe 93 m2 dhe trial. Subjekti nuk deklaron vlerë referencë për pronën dhe as të dhëna për vlerësim si pronë e trashëguar.
Blerë varkë peshkimi (gomone), 2 000 euro.
Përfituar me testament zyrë me sipërfaqe. 11.33 m2.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 886 459 lekë.
Të ardhura nga shitja e veturës, 6 000 euro.
Pronar me 100% i një veture tip BMË, 500 000 lekë.
Shitur të birit veturë tip Citroen, 1 500 euro.
Të ardhura nga bonuse për shpenzime karburanti dhe telefoni, 420 000 lekë.
Gjendja e kursimeve, shtuar me 600 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
Blerë veturë, 6 000 euro, pjesë e regjimit martesor.
Gjendja e kursimeve, pakësuar me 6 000 euro, për kthim borxhi
Detyrim i mbetur pa shlyer hua marrë personi fizik, 1 000 euro.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 636 281 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 5 995 lekë.
Ardian Ylli, Prokuroria Durrës (2015)
Bashkëpronar me 50% i një banese 3+1, përfituar me privatizim, 50 500 lekë.
Rikonstruktuar banesa me sip. 95 m2, të cilës i janë shtuar dy dhoma me sip. 38 m2, 35 000 euro.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 717 865 lekë.
Bashkëshortja, Drejtore e Bibliotekës Durrës, 678 060 lekë.
Djali, të ardhura nga paga, 500 140 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, parukeri, 1 099 402 lekë.
Djali, shitur veturë tip Skoda Octavia, 1 600 euro.
Gjendja e kursimeve 4 690 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 5 214 842 lekë për kredi bankare.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse 120 651 lekë.
Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse 1 011 lekë.
Blerë veturë tip Fiat Punto, 250 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
Shitur veturë tip Fiat Punto, 370 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshortja kredi për rikonstruksion, 30 000 euro dhe 20 000 euro.
Blerë veturë tip Renault më 15.06.2006, 500 000 lekë.
Blerë veturë tip Opel, 5 800 euro.
Shitur veturë tip Renault më 14.07.2006, 5 700 dollarë.
Shitur veturë tip Renault më 21.09.2006, 900 000 lekë.
Gjendja e kursimeve, 300 000 lekë./Shqiptarja