• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milionerët e bashkuar me ambicie pushteti

by Artur Ajazi
24/07/2020 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ata nuk ndalen, nuk kanë ideale dhe parime, ata nuk kanë  iman dhe atdhe, ata nuk pyesin për takime dhe nënshkrime, ata nuk besojnë tek marrëveshjet dhe aleancat, ata janë milionerë të bashkuar.  Ata i besojnë vetëm parasë. Ata duan pushtetin, dhe asgjë tjetër. Janë gati të sakrifikojnë partinë, shtetin, Kushtetutën, ligjet, popullin e tyre, vetëm të vijnë në pushtet dhe të mos u preken milionat. Shqiptarët  kanë mbi 7 vjet që shqyejnë sytë dhe nuk u besojnë veshëve, tek shohin si mbushen me pasuri të paimagjinueshme, deklaratat e pasurisë të atyre që sot “qahen” se “nuk  u mjafton liria, demokracia, se nuk u respektohet e drejta e fjalës dhe protestës,se nuk thirren në tryeza, dhe se nuk u del rroga”.

Ata janë milionerët e ish-opozitës së vjetër, qokaxhinjve që edhe pse nuk dinë të bëjnë edhe të luajnë në politikë, nuk u ndahet  shpirti nga pushteti. Shesin, blejnë, shtojnë llogaritë bankare, hapin biznese dhe kompani në kohë  krize, bëjnë marrëveshje me firma të huaja, dhe ortakëri  biznesi në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe  sërish qahen, por  kërkojnë  edhe …pushtetin. Janë pikërisht milionerët e ish-opozitës së djeshme, që nuk lanë gjë pa i  marrë shqiptarëve dhe Shqipërisë, që nuk  lanë toka, fusha, male, armatime dhe municione, lumenj, liqene dhe dete pa blerë dhe shitur, nuk lanë bregdete dhe fshatra  turistike pa ndërtuar  vilat dhe pallatet e tyre, janë ata që në jugun e vendit kanë çirakët e tyre të punësuar në pronat e paligjshme. Dhe sërish ankohen, qahen sepse nuk u respektohet e drejta, liria dhe demokracia, qahen sepse Edi Rama po hap listat e emrave që do të votohen nga shqiptarët, qahen sepse Edi Rama, nuk po u lë shtegun të abuzojnë me zgjedhjet dhe votën e shqiptarëve.

Qahen sepse Edi Rama, nuk do tu japë kurrë  më shansin, të mblidhen në ambasada dhe të firmosin marrëveshje apo ujdira të tjera, por gjithçka do të jetë transparente para popullit.Janë milionerët e bashkuar dhe jo “opozita e bashkuar”, ata që  edhe pse në opozitë, nuk lanë skutë të vendit pa hapur bizneset e tyre, nuk lanë vilë pa blerë, edhe pse kanë nga 15 apo 20 apartamente. Ata duan pushtetin, ata duan të jenë edhe njëherë në majën e “fikut” nga ku ranë për të mos u ngritur  kurrë  më. Ata duan pushtetin dhe jo “begatinë e popullit”, ata duan të qeverisin  si sulltanë edhe njëherë, të shkelin ligjet  dhe të djegin edhe dosjet e mbetura  në Prokurori, dhe jo të  zbatojnë ligjin.

Atyre  u “qan” zemra për poste dhe ofiqe, dhe jo për të “shpëtuar shqiptarët nga regjimi  Rama”. Ata janë milionerët e bashkuar, për një dëshirë dhe një qëllim, dhe  as u bëhet vonë për shqiptarët. Ata  që u shkojnë  votuesve me fuoristrada 100 mijë euroshe, me flokë të  llakuar, dhe me parfume  të blera në Europë, nuk janë  “opozita e bashkuar” , nuk  janë  alternativa  e zhvillimit, por  janë  ziliqarët e pushtetit. A ka shqiptar, tu besojë  pseudopolitikanëve  të tillë, a ka shqiptar të votojë  për të rikthyer në pushtet zullumqarët, zhvatësit,abuzuesit, mashtruesit, a ka shqiptar  të bindet  nga premtimet e milionerëve të bashkuar, madje me llogari bankare  edhe jashtë vendit ?  Natyrisht  nuk  ka,  dhe nuk do të ketë, derisa në piramidën e asaj, që ata e quajnë “opozita e bashkuar”, të jenë matrapazët e pushtetit të djeshëm.

Next Post
Ndryshimet kushtetuese/ Pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha thërret aleatët në selinë blu

Ndryshimet kushtetuese/ Pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha thërret aleatët në selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In