• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Milionerët’ dhe ‘të varfrit’, 4% e shqiptarëve me paga mbi 120 mijë lekë, 30% me pagë minimale

by Java News
04/05/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ishin kontribuues ne skemën e sigurimeve shoqërore rreth 752 mijë persona sipas një mesatare mujore, por vetëm 4 për qind e tyre raportuan se kanë rroga bruto mbi 120,000 lekë në muaj.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi i kontribuuesve me paga mbi 120 000 lekë u zgjerua me 1 për qind më 2017 në krahasim me 2016. Në raport me totalin ky grup zë një peshë shumë të vogël dhe përfaqësohet nga punonjësit e administratës publike dhe drejtuesit në nivelit të lartë në ketë segment që kanë paga mbi 120,000 lekë.

Ekstremi i tjetër i skemës së kontribuuesve, ata që paguajnë sigurimet me pagën minimale 240 mijë lekë, zë 30 për qind të totalit të numrit të kontribuuesve. Gjithsesi ky grup në vitin 2017 u tkurr me 2 pikë përqindje në krahasim me vitin 2016.

Gjithashtu nga të dhënat e INSTAT vërehet një rritje e grupit të kontribuuesve me pagë 60,001-95,000 mijë lekë. Ky grup në vitin 2017 zuri 17 për qind të totalit të kontribuuesve me 2017 nga 14 për qind që ishte me 2016.

Shqipëria ka një nivel të lartë informaliteti në sektorin e pagave ne krahasim me Rajonin.

Me vetëm 5.2% të PBB-së, vendi ynë mbledh të ardhura nga sigurimet shoqërore e shëndetësore sa gjysma e mesatares së rajonit. Në Serbi dhe Mal të Zi, ky tregues i kalon 12% të PBB-së.

Ky është një tregues i informalitetit të lartë të punës në vend, teksa një pjesë e madhe e punonjësve deklarojnë paga minimale, por edhe e faktit që Shqipëria ka një numër të lartë të të punësuarve në sektorin bujqësor, që paguajnë kontribute minimale, ose nuk paguajnë fare. Sipas INSTAT, në fund të gjashtëmujorit të parë 2017, të punësuarit në fshat (që në fakt konsiderohen të vetëpunësuar) përbënin 42% të totalit.

Kontributi për Sigurime Shëndetësorë në Shqipëri është 3.4%, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2% të kontributeve. Krahasuar me vendet e rajonit, normën më të lartë të kontributeve për sigurimet shoqërore e ka Serbia, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina dhe vendi ynë. Nivelin më të ulët e mban Kosova me vetëm 10%.

Që nga viti 2014 Shqipëria aplikon tatimin progresiv mbi pagat, i cili duket se ka nxitur informalitetin në pagat e larta.

Aktualisht shkalla e tatimit për pagat deri në 30 mijë lekë është zero, për pagat nga 30-130 mijë lekë është 13 për qind e shumës mbi 300 mijë lekë dhe pagat mbi 130 mijë lekë tatohen 13 mijë lekë plus 23 për qind e shumës mbi 130 mijë lekë. Monitor


a.ç

Next Post
Nuk dini çfarë dhurate të bëni? Ja idealja sipas horoskopit

Kjo është shenja më me fat për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In