• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milionat e hedhura në fushatë për 13 % të deputetëve në zonën e riskut në lista

by A R
12/05/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cili është shpenzimi më i madh për 2017 në Shqipëri? Një universitet i ri? Jo, madje ato që kemi i lamë dy muaj pa rroga. Një akademi shkencash e re? Jo, madje atë që kishim e pezulluam. Një investim i ri për shkencën?
Jo, investimi për shkencën vijon të jetë 0 lekë/vit. Ka prioritete të tjera. Një autostradë e re? Jo, madje atë që kishim e kemi dëmtuar. Një park i madh lojërash për fëmijët? Jo, madje tek një që kishim po ndërtohet një pallat i ri. Gjatë 2017 kishim zgjedhje dhe kur ka zgjedhje, gjithçka kalon në dispozicion të tyre. Nuk ka para as për libra, as për shkencë, as për rrugë, as për parqe, as për shëtitore. Ka vetëm për mitingje, komisionerë, protesta, koncerte, postera, dhe sidomos për të blerë votues.

Gjatë 45 ditëve të vitit 2017 të dhënat e Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) marrë nga deklarimet e vetë partive (të cilat janë relativisht vetëm 30% e shifrave reale të shpenzimeve) dëshmojnë se Shqipëria harxhoi 3.262.815.150 lekë për të zgjedhur 140 deputetë, nga të cilët, 87% ishin zgjedhur sapo u shpallën listat, dhe fushata de facto bëhej për 13% të emrave në limitet e shanseve për fitore të listave proporcionale. Referuar të dhënave të vetë partive shpenzimet kryesore u bazuan në buxhetin shtetëror, dhe vetëm një përqindje mjaft e vogël në donacione apo mbledhje të kuotave të anëtarëve. Madje, ka parti politike si PD që deklarojnë 0 kuota anëtarësh, diçka absurde dhe natyrisht jo reale, sic partia kryesore në pushtet, PS deklaron vetëm 9 milionë donacione elektorale kur de facto shifra të tilla kanë qenë vetëm në një zonë elektorale nga 140 zonat në nivel vendi. Edhe PSD, partia e biznesmenit që mori një mandat në Shkodër deklaron 0 sponsorizime, diçka natyrisht pa lidhje me realitetin.

Kushtetuta e Shqipërisë i detyron partitë të bëjnë kurdoherë publike financimet dhe shpenzimet e tyre. Sistemi ynë ligjor ka krijuar një strukturë drejtimi zgjedhor (KQZ) të përbërë nga të deleguar të vetë partive kryesore, të cilët duhet edhe të kontrollojnë partitë. Është njësoj si të caktosh ca të besuar të një bande në lagje për të ruajtur lagjen nga bandat. KQZ e ushtron këtë funksion përmes disa ekspertëve të pavarur, të cilët paguhen nga ai që kontrollojnë, duke qenë ligjërisht 100% në konflikt interesi. Për më tepër, ata kontrollojnë vetëm statistikat bankare dhe deklaratat e vetë partive, jo vërtetësinë dhe burimin e tyre. Dhe për pasojë, ata kanë vite që deklarojnë se të dhënat e partive janë të rregullta, të qarta, të ndershme, transparente, – vlerësim ekstremist larg realitetit dhe fyes për qytetarët e shoqërinë.

Për pasojë, partitë tona kanë imunitet të fortë nga ligji dhe organet e kontrollit, ato janë të lira të shpenzojnë sa duan dhe si duan dhe vijojnë të mbeten bizneset më fitimprurëse dhe më informale në RSH. Ato nuk japin llogari as në institucione dhe as në publik, as përpara anëtarëve të tyre dhe as në gjykatën ku janë miratuar. Ato refuzojnë të bëjnë publike të dhënat reale, siç e kërkon Kushtetuta. Ato kanë lidhje të forta dhe aktive me të gjitha grupet e mëdha kriminale në vend, me të gjithë oligarkët e krijuar nga politika në vend, dhe për pasojë, ato në çdo fushatë elektorale hyjnë në borxh ndaj këtyre grupimeve, duke mbajtur peng legjitimitetin dhe ushtrimin e sovranitetit të popullit. Për shkak të mbipushtetit, imunitetit dhe funksionimit të tyre informal, partitë tona kryesore politike, në vend që të jenë vlera të demokracisë ka kohë që janë kthyer në kërcënim të demokracisë.

Në këto rrethana, vendosja e shtetit të së drejtës dhe demokracia funksionale do të mund të arrihen jo përmes shtimit të numrit të taksave e policive kundër qytetarëve të thjeshtë dhe as masat represive ndaj atyre që ushqejnë shtetin me taksa, por në radhë të parë me një katarsis dhe veting të plotë të sistemit vendimmarrës në vend, – veting tek partitë politike dhe politikanët, deputetët dhe ministrat, zyrtarët politikë qendrorë dhe kryetarët e bashkive lokale, të gjithë strukturën oligarkë që drejton me dorë të heshtur ekonominë, shoqërinë dhe shtetin. Dhe përvoja amerikane na ndihmon: kjo bëhet thjesht duke ndjekur paratë, – nga vijnë dhe ku shkojnë. / Instituti i Studimeve Politike

Next Post
DETAJET/ Trafikuan tonelata droge, si u godit grupi i baronit Kanani, 18 në pranga

DETAJET/ Trafikuan tonelata droge, si u godit grupi i baronit Kanani, 18 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In