• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milionat dhe shtrirja e ndikimit rus kundër Kosovës dhe Ballkanit Perëndimorë

by Java News
12/04/2019 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka agjendë, përmes së cilës tenton të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë, ashtu sikurse edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe ajo investon për prishjen e imazhit të vendit, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten ka theksuar se ekziston një agjendë e Rusisë dhe tendencat për përfshirjen e Kosovës në procese, të cilat do ta nxirrnin vendin, siç ka thënë ai, “jashtë binarëve”.

Haradinaj ka thënë se në forma jo të drejtpërdrejta, Rusia investon para në idenë për ta paraqitur Kosovën “në një status-quo regresive”.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që, sipas të dhënave dhe analizave të ndryshme, del se politika e Rusisë vazhdon të tentojë që t’i minojë proceset integruese të vendeve të rajonit në NATO dhe BE, përmes pranisë në këto vende, përfshirë edhe Zyrën e Rusisë në Kosovë.

“Sipas shumë të dhënave dhe analizave të ndryshme, del se në Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri, por edhe Zyra ruse në Kosovë, janë të angazhuara që ta shtrijnë këtë ndikim përmes krijimit të pengesave te këto shtete të lidhjes me NATO-n, përkatësisht, me Bashkimin Evropian. Për këtë, ekziston një bazë e quajtur ‘humanitare’, e cila sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk është një qendër humanitare në Nish (Serbi), por është një qendër e spiunazhit rus”, thekson Matoshaj.

Ai shton se ekzistojnë të dhënat se ambasadat ruse shpenzojnë nga 10 milionë euro në vit dhe sipas tij, ato janë shpenzime për të ushtruar ndikim në politikën dhe mediat e rajonit.

Matoshi thekson se edhe Kosova, duke qenë pjesë organike e Ballkanit Perëndimor, nuk është imune ndaj këtyre tendencave ruse. Sipas tij, Serbia po merr mbështetje pa rezervë nga Rusia, për ta mohuar pavarësinë e Kosovës dhe për ta destabilizuar rajonin.

Matoshi elaboron atë që ka thënë kryeministri Haradinaj, por, megjithatë, nuk jep shumë detaje konkrete lidhur me ndikimin rus në Kosovë.

“Ne vërejmë lëvizje dhe ide, të cilat shpalosen në një pjesë të mediave, do t’i quaja, jokredibile, ku madhërohet armata, përkatësisht doktrina ruse dhe vërejmë intenca të krijimit të kushteve për destabilizim në rajon. Rastin e fundit e kemi pasur në Mal të Zi, ku janë arrestuar njerëz nga Serbia, të cilët nën ndikimin rus, kanë dashur kryejnë atentat në presidentin Gjukanoviq dhe më pas të ushtrojnë puç politik dhe ushtarak në këtë shtet. Këto na bëjnë të mendojmë se Kosova nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo tendencë e shtrirjes së ndikimit”, shprehet Matoshi.

Ndërkaq, Lisen Bashkurti,ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se prezenca dhe ndikimi rus në vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, duhet parë në tri nivele.

Sipas tij, prezenca dhe ndikimi rus, ka qenë, është dhe do të mbetet element i rëndësishëm i gjeopolitikës ruse, e cila ndërlidhet me strategjinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili i është rikthyer doktrinës tradicionale gjeopolitike të vjetër ruse, por siç thotë ai, në mjaft aspekte edhe të asaj të Stalinit.

Për më shumë, siç thotë Bashkurti, karakteristikat që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, faza e tranzicionit të tij, elementet e dukshme të keqqeverisjes së shumë vendeve në rajon dhe krizave ciklike që përsëriten, dukurive si: korrupsioni në nivele të larta, krimi organizuar, pastrimi i parave dhe dukuritë tjera që provokojnë jostabilitet, janë të gjitha elemente që i hapin dyert e mundësive për t’u rritur prania dhe ndikimi rus në rajon.

Niveli i tretë, sipas tij, ndërlidhet në mënyrë specifike me Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë. Sipas Bashkurtit, duhet pasur parasysh që Serbia vazhdon të ketë polikë të jashtme me dy vektorë, pra euro-ruse.

“Për sa kohë që Serbia do të vazhdojë të jetë një dorë e zgjatur e gjeopolitikës ruse, e politikës bivektorëshe, në dy drejtime, euro-ruse, e bashkëpunimit politik, diplomatik dhe strategjik me Rusinë dhe duke marrë parasysh që prezenca dhe ndikimi i Serbisë në Kosovë vazhdon të jetë i dukshëm dhe i rrezikshëm, unë mendoj që edhe nëse prezenca dhe ndikimi rus nuk janë të drejtpërdrejta në Kosovë, tërthorazi, përmes prezencës dhe influencës serbe, ajo patjetër që do të ndikojë”, thekson Bashkurti.

Ai shton se në rrafshin e ideve, prezenca e politikave, e strategjive dhe taktikave ruse është e dukshme.

“Për shembull, teza për rivënien e statusit të Kosovës në diskutim ndërkombëtar, teza për të rishikuar kufijtë përmes ndryshimeve, korrigjimeve, korrektimeve, zhvendosjeve, është gjithashtu një tezë e njohur ruse. Taktika për të krijuar zona apo kriza të ngrira në rajone delikate, siç është Azia Qendrore, ose siç është pjesa perëndimore e Rusisë apo siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu është evidente teza për të shpërdorur dhe për të abuzuar minoritetet etnike, si valvula për t’i provokuar vendet fqinje dhe për t’i mbajtur ato nën presion të vazhdueshëm, gjithashtu është me origjinë ruse. Pra, shumë elemente që lidhen me strategjinë e politikës së jashtme të Rusisë, por edhe me praktikat që përdor ajo për të realizuar këtë strategji, vërehen edhe në realitetin politik të Kosovës”, vlerëson Bashkurti.

Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin në Kosovë, ndonëse në masë të vogël në krahasim me vendet e fuqishme perëndimore, janë edhe në fushën e ekonomisë. Sipas autoriteteve të Kosovës, shtrirja e ndikimit rus në këtë aspekt, vjen kryesisht përmes Serbisë.

Ndonëse në Bankën Qendrore të Kosovës nuk janë përditësuar të dhënat, sipas shifrave të vitit 2016, investimet ruse në Kosovë kanë qenë rreth 2 milionë euro. Kurse, vlera e importit të produkteve ruse në Kosovë, për vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ka qenë rreth 7 milionë euro, me 15 milionë kilogramë produkte.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Haradinaj kujton të vëllain që u vra në luftën kundër serbëve: Vendi ku u ndava me Luanin

FOTO/ Haradinaj kujton të vëllain që u vra në luftën kundër serbëve: Vendi ku u ndava me Luanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyshimeve për atentat, Jani Aliaj ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave në Greqi! Zbardhen detaje

Pas dyshimeve për atentat, Jani Aliaj ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave në Greqi! Zbardhen detaje

January 22, 2026
PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

January 22, 2026
Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

January 22, 2026
Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

January 22, 2026
Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

January 22, 2026
Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

January 22, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

January 22, 2026
Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

January 22, 2026
“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In