• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliona vezë të prekura nga lëndë toksike, KE: Belgjika informoi pas një muaji

by Java News
08/08/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian (KE) tha sot se autoriteteve të Belgjikës u është dashur rreth një muaj për të informuar për zbulimin e vezëve të helmuara me nivel të ulët të një insekticidi, megjithëse shtetet anëtare për gjëra të tilla duhet të raportojnë “menjëherë”.

Miliona vezë janë tërhequr nga marketet në Belgjikë, Holandë, dhe Gjermani. Britanisë, Francës, Suedisë dhe Zvicrës, u është tërhequr vërejtja se vezët e helmuara mund të gjenden edhe në territoret e tyre, raporton agjencia AP nga Brukseli.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se “nuk është dhënë informacion për këtë incident me helmim” deri më 20 korrik. Vezët e helmuara në Belgjikë janë gjetur më 20 qershor.

Ajo tha se shtetet e BE-së “kanë obigim ligjor” për ta informuar KE-në menjëherë, nëse ato kanë njoftime për kërcënim të shëndetit të njerëzve.

Por, ajo ka refuzuar të thotë diçka më tepër, duke pasur parasysh se po zhvillohet një hetim juridik në Belgjikë dhe Holandë, për të zbuluar se si ka ndodhur.

Autoritetet e sigurisë së ushqimit thonë se janë kontrolluar 86 ferma, ndërsa në 21 prej tyre janë gjetur gjurmë të elementit Fipronil, që nuk lejohet në prodhimet për shtazë, siç janë pulat, që janë pjesë e ushqimeve njerëzore.

Ministri i agrikulturës i Belgjikës, Denis Ducarme, ka shprehur përkushtim për ta ngriçuar këtë rast të helmimit, por tha se konsumatorët nuk janë të rrezikuar.

“Sot nuk ekziston rrezik për shëndetin publik”, tha Ducarme gjatë intervistës në transmetuesin shtetëror, RTBF.

a.ç

 

 

 

Next Post
Renditja e AirBnb/ Shqipëria, e dyta në Europë për dhomat më të lira të hoteleve

Renditja e AirBnb/ Shqipëria, e dyta në Europë për dhomat më të lira të hoteleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In