• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Miliona shtëpi gjigande bosh në Japoni, shiten për vetëm 20 mijë dollarë!

by A R
18/04/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Jaya Thursfield gjeti një shtëpi që donte të blinte në Japoni disa vite më parë, miqtë dhe familja e kundërshtuan duke i thënë se nuk ia vlente. Shtëpia ndodhej në pyll dhe e braktisur, ashtu si miliona shtëpi të lira në Japoni të emërtuara si “akiya”.

Por 46-vjeçari pa veçantinë në këtë shtëpi të rrethuar me bimë. Me 2700 metra katrorë sipërfaqe, shtëpia e ndërtuar që në vitin 1989 ngjante më shumë si një tempull budist.

Thursfield dhe gruaja e tij me origjinë japoneze, Chihiro, u transferuan nga Londra për në Japoni në 2017-ën bashkë me dy djemtë e tyre të vegjël, për të realizuar kështu ëndrrën e një shtëpie me oborr të madh. Plani ishte për të blerë një tokë të lirë dhe për të ndërtuar një shtëpi në të, por toka është e shtrenjtë në Japoni dhe buxheti i tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kështu ata panë shtëpitë e braktisura që ishin shumë më të lira dhe me shumë sipërfaqe.

Shumë japonezë nuk i pëlqejnë shtëpitë e përdorura, ndërsa të huajt kanë gjetur mundësinë t’i rinovojnë sipas shijeve të tyre. Shtimi i shtëpive boshe vjen edhe si pasojë e zvogëlimit të popullsisë së Japnonisë.  Të dhënat më të fundit të qeverisë japoneze, raportuan rreth 8.5 milionë ‘akiya’ në të gjithë vendin – afërsisht 14% e stokut të banesave të vendit – por vëzhguesit thonë se ka shumë më tepër sot. Instituti i Kërkimeve Nomura e vendos numrin në më shumë se 11 milionë dhe parashikon që akiya mund të kalojë 30% të të gjitha shtëpive në Japoni deri në vitin 2033.

Shtëpia e Thursfields, e cila ndodhet rreth 45 minuta larg qendrës së Tokios, ishte braktisur pasi familja e pronarit të mëparshëm refuzoi ta trashëgonte atë pas vdekjes së pronarit. Bashkia lokale mori pronën dhe e nxori në ankand me një ofertë minimale 38 mijë dollarësh, por ajo nuk arriti ta shiste.

Kur u ul përsëri çmimi, Jaya Thursfield vendosi të provonte fatin e tij. Pasi e bëri një inspektim të shpejtë me një mik arkitekt, ai e mori shtëpinë për 23 mijë dollarë.

Shtëpitë në Japoni zakonisht ulen në vlerë me kalimin e kohës derisa ato kthehen në të pavlefshme.

Për New York Times, Thursfields tregon se që kur bleu shtëpinë në fermë në vitin 2019, çifti ka shpenzuar rreth 150,000 dollarë për rinovime dhe ka më shumë për të bërë. Thursfield e ka dokumentuar projektin në YouTube, duke marrë mijëra klikime.

Ndërsa shtëpia e Thursfields ishte braktisur nga trashëgimtarët e pronarit të mëparshëm, disa pronarë të shtëpive vdesin pa lënë trashëgimtar. Të tjerë ua lënë pronat e tyre të afërmve, të cilët refuzojnë të shesin tokën familjare për respekt duke e lënë shtëpinë të shkatërrohet.

‘Akiya’ shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një kërcënim për tregjet periferike dhe rurale, por edhe për shëndetin emocional të vendit, duke shkaktuar mosmarrëveshje familjare për pronat e trashëguara.

Komunat anembanë Japonisë po përpilojnë gjithashtu lista të shtëpive të lira për shitje ose me qira. Ky fenomen ka marrë vëmendje dhe në botë, kjo pasi çmimi i shtëpive është rritur në vlera shumë të mëdha dhe shpesh të papërballueshme. Në faqet e internetit ku ekspozohen shtëpi të tilla, ka shumë të interesuar dhe nga shtete të tjera aziatike, por jo vetëm. Pra, a ja vlen të zhvendosesh në Japoni për një shtëpi gjigande me oborr e cila kushton vetëm 20 mijë dollarë?!

/a.r

Next Post
E braktisën të gjithë gjatë fjalimit në stadium, Hoxha: Çudi si nuk i ka eliminuar akoma Berisha organizatorët

E braktisën të gjithë gjatë fjalimit në stadium, Hoxha: Çudi si nuk i ka eliminuar akoma Berisha organizatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

July 2, 2026
Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

July 2, 2026
Spiuni i Iranit

Spiuni i Iranit

July 2, 2026
Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

July 2, 2026
Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In