Luis Suarez vazhdon të marrë oferta në lidhje me të ardhmen. “El Pistolero” e mbylli mes lotësh Botërorin e fundit me Uruguain e tij, ndërkohë që gjatë ditëve të fundit është folur shumë për një transferim në Brazil te Gremio.
Milionat arabe janë vështira të refuzohen, aq më tepër tani që goleadori i njohur ndodhet në vitet e fundit të karrierës, por fjala e dhënë ka më shumë rëndësi për Suarez. Në drejtim të 35-vjeçarit ka mbërritur një ofertë nga Al Khaleej, ekip ku është huazuar Sokol Cikalleshi.
Klubi nga Arabia Saudite i ofron sulmuesit latin një kontratë 18-mujore me një pagë prej 6 milionë dollarësh në vit, propozim që tundon jo pak, por Suarez u ka dhënë fjalën drejtuesve të Gremios, duke mos pranuar ofertën arabe.
/a.r