• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliarderi australian ndërton baterinë litium-jon më të madhe në botë

by A R
07/07/2017 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk premtoi sot se do të ndërtonte baterinë më të madhe litium-jon në botë për të ruajtur energjinë e rinovueshme në Australi brenda 100 ditëve ose ta ofronte falas.

Shefi i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla Motors” tha se do të ndërtonte një bateri të sistemit 129 megavat në orë për të ruajtur energjinë e prodhuar nga kompania franceze e erës “Neoen Hornsdale Wind Farm “, që është aktualisht në ndërtim e sipër, si pjesë e një projektit për të mbështetur rrjetin elektrik në shtetin e Australisë Jugore.

Duke folur në Adelaide së bashku me liderin e shtetit, kryeministrin, Jay Weatherill, Musk tha për gazetarët se projekti nuk ishte “një përplasje e vogël në kufi”.

“Sigurisht që ka rrezik, sepse ky do të jetë instalimi më i madh i baterive në botë me një diferencë të konsiderueshme, bateria e ardhshme më e madhe në botë është 30 megavat”, tha Musk.

Bateria e sistemit 129 megavat në orë, që do të instalohet brenda këtij viti, do të jetë mjaft e madhe për të furnizuar me energji 30 000 shtëpi dhe të sigurojë energji rezervë në situata emergjente.

Politikat energjetike të qeverisë u kritikuan shumë pas ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin në shtator,  si pasojë e një stuhie.

Sipas kryeministrit, Malcolm Turnbull goditja agresive e stuhisë ka shkatërruar linjat e transmetimit dhe infrastrukturën tjetër kritike, duke lënë 1,7 milionë banorë pa energji elektrike për ditë me rradhë.

Gjithashtu, në shkurt dhe në mars, Australia Jugore u përball me reduktimet e planifikuara të energjisë, të njohura si shkarkimi i ngarkesës, pasi nuk kishte energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat.

“Jetëgjatësia e baterive është e ardhmja e tregut kombëtar të energjisë”, tha Weatherill.

Në mars, qeveria njoftoi se jetëgjatësia e baterive ishte një pjesë e rëndësishme e planit të saj që përfshin zotërimin dhe operimin e një impianti me gaz 250 megavat.

Kjo do të transformojë plotësisht mënyrën në të cilën ruhet energjia e rinovueshme dhe gjithashtu do të stabilizojë rrjetin e Australisë Jugore dhe do të influencojë në uljen çmimeve”, tha sot Weatherill.

Musk tha se bateria do të jetë një përmirësim themelor i efikasitetit për rrjetin.

Ian Lowe, profesori i Shkencës, Teknologjisë dhe Shoqërisë në universitetin “Griffith” në Queensland, tha se ruajtja me kosto efektive e energjisë elektrike ishte “i vetmi problem që na pengonte për të shfrytëzuar energjinë diellore dhe të erës.

“Ky projekt është një nismë e rëndësishme për të demonstruar planin e jetëgjatësisë në shkallë të gjerë”, tha ai gjatë një deklaratë për shtyp.

Sankar Bhattacharya, shefi i Departamentit të Inxhinierisë Kimike në universitetin “Monash”, tha se ishte “një zbulim thelbësor në shpërndarjen e teknologjisë së baterisë”.

“Funksionimi i tij do të hedhë dritë mbi tekniko-ekonominë dhe do të identifikojë mundësitë për përmirësime pasi përmasat e baterive do të jenë më të mëdha në një të ardhme të afërt” tha ai./b.d

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e shtunë 8 Korrik 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In