• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

by A R
23/06/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes stimujve financiarë që Washingtoni është zotuar t’i ofrojë Iranit dhe përfitimeve shumë më të mëdha që një marrëveshje mund t’i sjellë, Teherani mund të përballet me një mundësi për të siguruar të ardhura në nivele të papara prej vitesh.

Megjithatë, për momentin, rezultati i negociatave të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të nisura më 21 qershor në Zvicër, mbetet i pasigurt. Bisedimet, të cilat synojnë të çojnë në një dokument përfundimtar brenda një afati 60-ditor me mundësi zgjatjeje, duket se u tronditën që në orët e para, por më pas rifilluan shpejt.

Të dyja palët i kanë cilësuar takimet e para si pozitive, ndërsa menjëherë pas tyre nisën edhe konsultimet teknike. Një zhvillim që për momentin ka ushqyer optimizmin për një marrëveshje të mundshme.

Në këtë kuadër, mbetet e hapur mundësia që Irani të përfitojë dhjetëra, madje qindra miliarda dollarë, nëse procesi diplomatik do të përfundojë me sukses.

Një nga hapat e parë është bërë tashmë. Të hënën, 22 qershor, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit publikoi një licencë të përgjithshme që lejon deri më 21 gusht 2026 “prodhimin, transportin dhe shitjen e naftës bruto, produkteve petrokimike dhe produkteve të naftës me origjinë iraniane”.

Ky vendim lidhet me angazhimin e marrë javën e kaluar nga Donald Trump gjatë nënshkrimit në distancë të një memorandumi mirëkuptimi me homologun iranian, Massoud Pezeshkian, ku parashikohej heqja e përkohshme e sanksioneve ndaj sektorit energjetik iranian.

Për herë të parë që nga viti 2018, Irani mund të rikthehet në tregjet ndërkombëtare për shitjen e naftës dhe karburanteve. Deri tani, vendi ka eksportuar kryesisht naftë drejt Kinës përmes kanaleve paralele, shpesh me çmime të ulëta.

Sipas ekonomistit Mahdi Ghodsi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), nëse Irani arrin të rikthejë eksportet në rreth 1.5 milionë fuçi naftë në ditë, të ardhurat bruto mund të rriten me disa dhjetëra miliarda dollarë në vit.

Ai vlerëson se me një çmim prej 70 deri në 90 dollarë për fuçi, çdo 1 milion fuçi shtesë në ditë mund të sjellë rreth 25 deri në 33 miliardë dollarë të ardhura vjetore, pa llogaritur kostot e transportit, sigurimeve dhe vështirësitë në mbledhjen e pagesave.

Megjithatë, ndikimi i menjëhershëm ekonomik nuk do të jetë automatik. Irani duhet të rikthejë në punë një pjesë të puseve të naftës, të riorganizojë linjat e transportit dhe të shesë rezervat e grumbulluara në magazina përpara se të rrisë prodhimin.

Asetet e ngrira dhe rreziku i përdorimit ushtarak

Një tjetër përfitim i mundshëm për Teheranin është rikthimi i aksesit në rreth 6 miliardë dollarë fonde të ngrira në Katar, të destinuara për blerje humanitare përmes bankës qendrore iraniane.

Sipas burimeve të cituara nga Wall Street Journal, këto para lidhen me të ardhurat nga nafta që fillimisht mbaheshin në Korenë e Jugut dhe u transferuan në Katar në kuadër të një marrëveshjeje për shkëmbim të të burgosurve në vitin 2023.

Administrata e Joe Biden më pas i kishte bllokuar këto fonde pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Sipas Mahdi Ghodsit, ndikimi i drejtpërdrejtë në buxhetin iranian do të ishte i kufizuar, por politikisht dhe ekonomikisht kjo shumë do të kishte rëndësi.

“6 miliardë dollarë nuk mjaftojnë për të zgjidhur krizën ekonomike të Iranit, por mund të lehtësojnë presionin mbi monedhën, importet dhe bilancin e pagesave në afat të shkurtër”, vlerëson ai.

Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se këto fonde mund të përdoren indirekt për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, ndërsa Teherani synon të rindërtojë arsenalin e raketave dhe dronëve.

Studiuesi John Caves argumenton se edhe nëse vendosen mekanizma kontrolli për përdorimin humanitar të fondeve, Irani mund të zhvendosë shpenzimet e tjera të buxhetit drejt sektorit ushtarak.

Ndërkohë, zv.presidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Uashingtoni do të sigurohet që lirimi i fondeve iraniane të mos përdoret për financimin e “terrorizmit”, duke përmendur një mekanizëm kontrolli të propozuar nga Jared Kushner.

Heqja e plotë e sanksioneve amerikane, kushti kryesor

Procesi mund të shkojë edhe më tej se lirimi i 6 miliardë dollarëve në Katar. Sipas disa raportimeve, Irani mund të rifitojë gradualisht akses në një pjesë të fondeve të ngrira jashtë vendit, të cilat në total vlerësohen në rreth 100 miliardë dollarë.

Gjatë periudhës fillestare 60-ditore të negociatave, shumat e zhbllokuara mund të arrijnë nga 12 deri në 24 miliardë dollarë, një shumë kjo që Teherani e kërkon si pjesë të marrëveshjes.

Për regjimin iranian, këto zhvillime konsiderohen jetike për t’i dhënë frymëmarrje një ekonomie të goditur nga inflacioni i lartë, varfëria në rritje dhe rënia e fuqisë blerëse.

“Edhe pa bombardime të reja, ekonomia iraniane po i afrohet një pike ku sanksionet, izolimi financiar, inflacioni dhe rënia e të ardhurave reale mund të shkaktojnë një krizë të thellë shtetërore”, paralajmëron Ghodsi.

Në këtë situatë, Irani synon një heqje të plotë të sanksioneve amerikane që prekin ekonominë e tij, por administrata Trump e lidh këtë mundësi me progresin e negociatave dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Në të njëjtën linjë, është diskutuar edhe krijimi i një fondi privat prej 300 miliardë dollarësh për të nxitur investimet në Iran dhe për t’u dhënë të dyja palëve një nxitje ekonomike drejt një marrëveshjeje afatgjatë. Megjithatë, ky projekt mbetet ende në fazën e diskutimit dhe do të kërkonte përfshirjen e vendeve të Gjirit dhe të sektorit privat ndërkombëtar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

November 25, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

November 25, 2026
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

November 25, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

November 25, 2026
Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

November 25, 2026
Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

November 25, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

November 25, 2026
Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

November 25, 2026
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In