• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milani “vajton” Bersluconin, njeriu që e bëri një nga klubet më të titulluara në botë

by A R
12/06/2023 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Silvio Berlusconi ndryshoi futbollin. Vizioni i tij si sipërmarrës, që e kishte çuar në nivelet më të larta të botës së biznesit dhe televizionit, ka revolucionarizuar futbollin italian, europian dhe botëror që kur, në atë ditë dimri të vitit 1986, ai u bë pronar i AC Milan . Që atëherë, në 31 vjet , ai ka fituar 29 trofe.

Ai ishte presidenti më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e kuqezinjve. Bersluconiinvestuar një total prej rreth 900 milionë euro, për një mesatare prej 28 mln euro në në sezon që kur ai u bë zyrtarisht pronar i Milanit më 20 shkurt 1986 . 

Këtu nisi pikërisht një epokë e re e futbollit, për Milanin, por jo vetëm, edhe për Italinë dhe Europën. Në fillim të sezonit të tij të parë të plotë (’86/’87) ai organizoi një prezantim hollivudian me helikopterë që i çonin lojtarët në Milan Arena, skena që u bënë të famshme ndër vite.

Pas një ekupe Uefa të fituar në sezonin e parë me capellon trajneri, ai vendosi të vërë bast me një trajner të ri si Arrigo Sacchi që erdhi nga Parma

Në fakt ishte pika e kthesës. “Scudetto” I fituar në tentativën e pare bashkë me ardhjen e lojtarëvë që u kthyen në yje si Ancelotti, Colombo, Bianchi, Mussi, Costacurta, Bortolazzi dhe mbi të gjitha dy holandezët yje Gullit dhe Van Basten . Një vit më pas, edhe me ardhjen e një tjetër emir të madh holanez si Rijkaard , Milani u ngjit në krye të Evropës (me fitoren fantastike 4-0 kundër Steaua Bukureshtit në finale pas një fitoreje të jashtëzakonshme 5-0 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales). Më pas “pushtoi” edhe botën duke mundur 1 me 0 Atletico Medellin në kupën Intercontinentale.

Më pas suksesi edhe në Superkupën e Italisë me fitoren 3-1 ndaj Sampdorias në finale.

Në sezonin 1989/90, kuqezinjtë konfirmuan veten në Kupën e Kampioneve , me një sukses 1-0 në finalen kundër Benfica-s siguruar nga një gol I Rijkaard dhe më pas fituan Superkupën e Evropës duke mposhtur Barcelonën.

Suksese sërish në Superkupën e Europës (kundër Sampdorias) dhe në Kupën Ndërkontinentale (kundër Olimpia Asunción) po ashtu në 1990/91.

Më pas vjen një tjetër epoke, edhe më e lavdishme, ajo e MIlanit të Fabio Capellos që rikthehet si trajner, pas disa vitesh nga hera e parë, tanime me yje të mëdhenj në ekip.

Trajneri i ri, më shumë menaxher sesa taktik, vendos të mos deformojë strukturën e ekipit, por t’u lërë më shumë liri lojtarëve.

Milani i ‘Të Pamposhturve ‘ tashmë ka lindur dhe dominon kampionatin e Serisë A 1991-1992, të cilin e fiton pa asnjë humbje dhe me 74 gola të shënuar.

Sezonin e ardhshëm, ’92/’93, kampionati u fitua sërish me një numër rekord ndeshjesh pa humbje , 58 të tilla. Pastaj tripleta e famshme e 1994, viti historik që sjell një Champions League të re me 4-0 të pabesueshme. në Athinë kundër Barcelonës se drejtuar nga Cruijff në stol dhe me Romarion dhe Stoickov në fushë.

Pas një pushimi në 1995, Capello u bë kampion i Italisë për herë të katërt në pesë vjet në 1996.

Pas disa vitesh jo të mira, në ’99 Milani u rikthye në çatinë e Italisë me kampionatin fituar në mënyrë te papritur të epokës Zaccheroni .

Më pas në sezonin 2002-2003 fillon epoka e madhe e Ancelottit e cila do të jetë një nga më pjelloret dhe plot kënaqësi të presidencës Berlusconi.

Me kampionë si Maldini, Nesta, Pirlo, Seedorf, Rivaldo, Shevchenko, Inzaghi dhe pastaj edhe Kaka , Milani fitoi dy Liga Kampionësh, një Kampionat, një Kupë Italie, dy Superkupa Evropiane, një Kupë Botërore për Klube dhe një Superkupë italiane.

Kampionati i fundit do të fitohej, në vitin 2011, me Allegrin në stol dhe Ibrahimovic në sulm.

Do të ishte kënaqësia e fundit e madhe e epokës së Berlusconit ndërsa Trofeu i fundit vjen në vitin 2016 , me Montella në pankinë:Superkupa e Italisë me Milanin që mundi Juventusin e Allegrit 4-3 në penallti.

Pas negociatave të gjata, në prill 2017 vjen shitja e aksioneve që shënon fundin e epokës së artë të Milanit nën drejtimin e Silvio Berlusconit dhe kalimin në një konsorcium kinez të drejtuar nga Yonghong Li.

U mbyll kështu një cikël i jashtëzakonshëm me këtë bilanc:  8 kampionate, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, një Kupë e Botës për Klube FIFA dhe 5 Superkupa Evropiane . Të cilit duhet t’i shtohen trofetë individualë si  Topat e Artë të fituar nga Gullit, Van Basten (3 herë), Weah, Shevchenko dhe Kakà .

Mirëpo duke qenë se bashkë me njerin e tij më të besuar Galliani, ai nuk mund të jetonte dot pa futboll, Berslusconi në vitin 2018 vendos të blejë Monzën , në atë kohë në Serinë C. Shumë shpejt e ngjitën këtë ekip për herë të parë në histori në Serinë A dhe madje me shumë sukses pasi Monza ia doli që në sezonin e fundit të qëndronte me shumë lehtësi në Serinë A, duke u rënditur ne mesin e tabelë . Ishte në fakt kryevepra e fundit e një njeriu që ndryshoi futbollin./Sportmediaset

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In