• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milani rikthehet në Europë/ Ibrahimoviç dhe Tonali “tregojnë muskujt” para sfidës

by Java News
15/09/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është pragu i një fillimi të ri. Nesër, Milani do të niset për në Dublin, të enjten do të jetë në fushë, duke luajtur raundin e dytë kualifikues të “Europa League”. Kuqezinjtë duhet ta tregojnë veten me një petk të ripërtërirë. Pioli do të jetë në stol, për herë të parë që nga fillimi i sezonit, Ibra do të jetë në fushë (dje ai u stërvit me ekipin; edhe ai është një blerje verore). Brahim Diaz do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij si shok i ekipit të Zlatan; Tonali është përfshirë në listën e federimeve në UEFA për këtë ndeshje edhe pse ai do të fluturojë drejt Irlandës, edhe pse nuk ka gjasa të luajë.

Përfaqësimi ndërkombëtar mbetet lajmi i parë i mire. Milani kthehet në Europë 644 ditë, pas herës së fundit. Ai u mund në Greqi nga Olympiacos dhe u eliminua në grup. Verën e kaluar u përjashtua nga UEFA dhe CAS, si pasojë e shkeljes së rregullave të “Fair Play Financiar”. Nga 13 dhjetori 2018 deri të enjten e 17 shtatorit 2020, kundër Shamrock Rovers janë 21 muaj transformim i gjatë. Ibrahimovic është në etapën e tij të tretë te kuqezinjtë (2010-2012, gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar, të cilëve iu shtohet kontrata e nënshkruar në verë). Zlatan ka 16 paraqitje europiane me Milanin (të gjitha në Champions), por azhurnohet vazhdimisht.

Dje u kthye në stërvitje me grupin dhe rifitoi vendin në qendër të sulmit, pasi humbi miqësoret kundër Vicenza dhe Brescia për një plagë në këmbën e djathtë. Në moshën 38 vjeç, suedezi do të bëjë debutimin e tij me Milanin në Ligën e Europës. Një kompeticion, që e fitoi me Manchester United më 2017. Ai do të tregojë rrugën, si zakonisht, duke e marrë të gjithë Milanin mbi supe. Tonali është përfshirë në listën e UEFA-s (ashtu si ardhja tjetër e fundit, Tatarusanu), por këto ditë po ndjek një stërvitje të diferencuar, duke qenë se ka bërë pushim për një kohë të gjatë. Nuk ka gjasa që debutimi i tij të ndodhë në Irlandë. Ka shumë të ngjarë ta shohim në “San Siro” për ndeshjen e parë të Serie A, kundër Bologna. Motoja e tij vlen për çdo kuqezi tjetër: “Ne jemi të bashkuar, e duam njëri-tjetrin. Këtu kam gjetur një mjhedis të shkëlqyeshëm. Ne duam të luajmë dhe të ngjitemi sa më lart”.

Brahim Diaz, i cili mbërriti i huazuar nga Real Madridi, është një kandidati serioz për të zëvendësuar Rebic, i pezulluar për tri raunde të Ligës së Europës (d.m.th. deri në fazën e grupeve, padyshim në rast se ekipi i Piolii i tejkalon tri raundet kualifikuese). Me rëndësi është vazhdimësia. Rezultatet duhet të jenë në të njëjtën linjë me fundit e sezonit të kaluar. Për të kaluar në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, në të cilin kundërshtari do të ishte njëri mes norvegjezëve të Bodo Glimt dhe lituanezëve të Zalgiris Vilnius, kërkohet fitorja. E njëjta “shenjë” me të cilën Milani e mbylli epilogun e sezonit të kaluar.

g.kosovari

Next Post
Ra në koma pas helmimit, kundërshtari i Putin poston foton nga spitali: Tani mund të marr frymë vetë

Ra në koma pas helmimit, kundërshtari i Putin poston foton nga spitali: Tani mund të marr frymë vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

November 12, 2026
Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In