Milani përsëri është kthyer kah sulmuesi i Torinos, Andrea Belottit. Mediat italiane shkruajnë se “Rossonerët” edhe në tregun e verës që po vjen do të provojnë ta blejnë sulmuesin italian.
Belotti edhe në afatin kalimtar të janarit, është kërkuar nga milanistët, por raportohet se klubi nga “San Siro” këmbëngul për transferimin e italianit.
Mësohet se krerët e Milanit janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Belottin, përgatiti Koha. (b.an)