Pavarësisht zërave që e lidhin me rikthimin te Milani, Zlatan Ibrahimovic është i destinuar për të qëndruar te Los Angeles Galaxy. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet drejtori sportiv i klubit italian, Leonardo, i cili ka thënë se goditjet e Milanit në merkato do të vijnë nga Premier League angleze.
“Ibra i premtoi Galaxy se nëse i japin atë që dëshiron, atëherë ai do të qëndronjë. Ata ia plotësuan kërkesat dhe ai do të qëndrojë atje. Do të ishte fantastike nëse do të kishte ardhur, pasi ai do të kishte shumë peshë në ekip. Nuk mund ta mohojmë se mes palëve ka pasur bisedime të thella, por nuk ka qenë e mundur që të arrihet një marrëveshje”.-tha Leonardo për mediat italiane.
Suedezi u përfol si një përforcim i mundshëm i kuqezinjve në merkaton e janarit, ndërkohë që duket se vëmendja e Milanit është kthyer te sulmuesit e Liverpool, Daniel Sturridge e Origi që në muajin janar mund t’i shikojmë me fanellën e “djallit”.
a.ç