• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milani e Atalanta ‘prekin’ Championsin, CR7 e Dybala festojnë me 100 gola/ Atletico sheh titullin

by Java News
13/05/2021 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milani e Atalanta janë vetëm tre pikë apo një fitore larg kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm. Milani në Torino dëfrehet dhe pasi mposhti Juventusin i shënon një mal me gola edhe ekipit “granata”. 7-0 e fitoi Milani ndeshjen e javës së 36-të në transfertë duke turpëruar ekipin vendas. Dy gola shënoi Theo Hernandez , tre herë e tundi rrjetën Ante Rebic dhe nga një herë realizuan edhe Brahim Diaz e Kessie. Kuqezinjve u mjafton fitorja me Cagliarin të dielën dhe janë në Champions.

Atalanta mundi lehtësisht 2-0 Beneventon dhe i mjafton fitorja ndaj Genoas në ndeshjen e parafundit për të “kapur” Championsin. Luis Muriel dhe Pasalic ishin autorët e golave. Pas humbjes shokuese që pësoi ndaj Milanit,  Juventusi u rikthye tek fitorja por sërish nuk e ka në dorë fatin e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions. Bardhezinjtë fillimisht u trembën por më pas e mposhtën Sassuolon 3-1 dhe mbeten një pikë larg Napolit të vendit të katërt. Buffon i priti penallti Berardit dhe më pas shënuan Rabiot dhe Ronaldo për skuadrën e Pirlos. Raspadori ngushtoi epërsinë por Dybala mbylli llogaritë. Për portugezin dhe argjentinasin ishte goli i 100-të me fanellën e Juventusit.

Interi edhe pse kampion i Italisë nuk fal. Zikaltërit mposhtën edhe Romën në “San Siro” me rezultatin 3-1 dhe ngjiten në kuotën  e 85 pikëve. Brozovic, Vecino dhe Lukaku shënuan për Interin ndërsa autori i golit për verdhekuqtë ishte Mkhitaryan. Fitoi edhe Lazio që likuidoi Parmën.

Ndërsa në La Liga Atletico Madrid sheh titullin më pranë se kurrë. Skuadra e Simeones mundi 2-1 Real Sociedad dhe ngjitet në kuotën e 80 pikëve ,katër më shumë se Barcelona e pesë më shumë se Reali dy ndeshje nga fundi. Carrasco dhe Correa ishin autorët e golave dhe tashmë titulli është vetëm dy hapa larg.

g.kosovari

Next Post
Shkencëtari gjerman rrëzon aludimet që AstraZeneca nuk është e sigurtë: Në 20 milionë vaksina të bëra nga Pfizer&AstraZeneca, vetëm 28 raste trombozë

“Ethe, dhimbje koke dhe…”/ Studimi më i fundit: Ja çfarë mund të shkaktojë përzierja e vaksinave anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com