• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milaim Zeka flet për çështjen “McGonigal”, zbardh prapaskenat e opozitës: Me personat e FBI-së, janë takuar dhe Berisha e Ilir Meta

by Java News
20/02/2023 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar aktualitetin politik në vend, pas publikimit të çështjes “McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka korruptuar një ish-zyrtar të FBI-së.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Zeka deklaroi se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një teatro të aktorëve politik. Sipas tij, kryeministri Rama mund të zgjedhë që të mos përgjigjet në Parlament për çështjen “McGonigal” dhe mund të japë sqarime në studio televizive.

Milaim Zeka: Ka vite që Parlamenti i Shqipërisë, për fatin e keq, jemi infektuar dhe ne në Kosovë, janë shndërruar në teatro cirku. Aty dëgjon akuza, sharje, deri tek kërcënime për zbulimin e jetës private të femrave ministre apo deputete. Për turpin më të madh, fëmijët tanë duhet të dëgjojnë përfaqësuesit e vetë duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra banale. Rama mund të përzgjedhë studio televizive mund t’i përgjigjet opozitës.

Me personat e FBI-së, janë takuar dhe Berisha e Ilir Meta, kanë ngrënë darkë. Janë të përfshirë në një kazan. S’mund të akuzojmë Ramën pse është takuar me McGonigal. Unë po flas si analistë pa u përzierë në pozitë dhe opozitë. Nuk flas këtu për të mbrojtur Edi Ramën. Jam kritik ndaj tij për politikën e brendshme.

Ndërsa tentativat për të shndërruar miun në elefant, nuk mund të gënjesh njerëzit në Shqipëri. Këto janë problemet reale. Me keqpërdorimin maksimal të parasë publike. S’mund të themi që Rama është takuar me shefin e FBI-së dhe paska bërë krim. Para disa ditësh doli një dokument i firmosur nga Gazidedes, ku jepej urdhër që të futeshin në luftë jugu dhe veriu. Në Shqipëri s’ka drejtësi, gjykatat janë të dhunuara. Kemi çështje si 97’-a, 21 janarin, Gërdecin.

Të merrej në pyetje Dorian Duçka dhe Neza. Unë e kam thënë që Agron Neza ka qëndruar më shumë me njerëz të opozitës, nga Rudina Hajdari deri tek personazhet e tjera. S’mund të dalë Berisha të thotë që nuk e njohë Agron Neza. Unë e kam thënë, në aspektin juridik duhet parë ligji nëse Rama e ka takuar McGonigal pa prezencën e shefit të SHISH. Ky është krim moral, ndërsa krim juridik është nëse vërtetohet që Rama ka dhënë paratë për të shkatërruar opozitën./m.j
Next Post
U kap me 11 doza kanabis në makinë, arrestohet adoleshenti në Korçë

U kap me 11 doza kanabis në makinë, arrestohet adoleshenti në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com