Gazetari Milaim Zeka ka komentuar aktualitetin politik në vend, pas publikimit të çështjes “McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka korruptuar një ish-zyrtar të FBI-së.
Milaim Zeka: Ka vite që Parlamenti i Shqipërisë, për fatin e keq, jemi infektuar dhe ne në Kosovë, janë shndërruar në teatro cirku. Aty dëgjon akuza, sharje, deri tek kërcënime për zbulimin e jetës private të femrave ministre apo deputete. Për turpin më të madh, fëmijët tanë duhet të dëgjojnë përfaqësuesit e vetë duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra banale. Rama mund të përzgjedhë studio televizive mund t’i përgjigjet opozitës.
Ndërsa tentativat për të shndërruar miun në elefant, nuk mund të gënjesh njerëzit në Shqipëri. Këto janë problemet reale. Me keqpërdorimin maksimal të parasë publike. S’mund të themi që Rama është takuar me shefin e FBI-së dhe paska bërë krim. Para disa ditësh doli një dokument i firmosur nga Gazidedes, ku jepej urdhër që të futeshin në luftë jugu dhe veriu. Në Shqipëri s’ka drejtësi, gjykatat janë të dhunuara. Kemi çështje si 97’-a, 21 janarin, Gërdecin.