Mila Kunis është e vendosur të marrë në konsideratë vetëm gra të moshuara për t’i punësuar si dado për vajzën e saj. Aktorja amerikane ka një vajzë 1-vjeçare nga martesa me aktorin Ashton Kutcher, i cili njihet si një nga meshkujt më të preferuar nga femrat. Pas skandalit me dadon seksi që solli divorcin e aktorit Ben Affleck me Jennifer Garner, Kunis është e vendosur që një situatë e tillë të mos përsëritet edhe në familjen e saj, duke marrë masa paraprake. Sipas revistës “National Enquirer”, misionin e dados mund ta marrin përsipër vetëm gra të moshuara, të cilat nuk mund të hyjnë midis çiftit të famshëm.