Dje u nda nga jeta në krye të detyrës ikona e televizionit shqiptar Roland Roshi.
Ai ndodhej në ambjentet e RTSH kur ndërroi jetë. Sot kryhen hoamzhe dhe zhvillohet ceremonia mortore për Roshin.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Ardit Roshi, djali i regjisorit, spikerit dhe atorit të njohur e quan kete statusin me te rende te jetes.
Postimi
Ky eshte statusi me i rende i jetes sime!
Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, sot nderroi jete!
Homazhet per Prof. Roland Roshin behen neser ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre..
Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem..













E di qe nuk jeton , se erdha , te pashe vete vendin ku ti prehesh. Nuk mundem dot ta besoj , Land , zemra ime. Ky largim I yti , eshte kaq I dhimbshem, sa fjalet nuk do te jene te afta te thone ate qe une ndjej, ate qe ne , ndjejme . Asgje nuk eshte si me pare , kur ti ishe mes nesh , dhe nuk do te jete kurre njesoj. Por di nje gje , qe ti je me ne , ne cdo qelize , dhe do te jesh , perhere me ne , kudo ku te jemi ne , Shpirt e zemer , dashuri dhe dhimbje , mall dhe kujtim I embel , ne memorien time I miri , I shtrenjti vellai I im I veten ROLAND ROSHI . LOVE YOU,