• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miku im më i mirë

by Edison Ypi
21/04/2025 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Shqiptari më i mirë nuk është Skënderbeu, as Ali Pasha, Ahmet Zogu, Lasgushi, Ismail Kadarea, apo ndonjë tjetër. Shqiptari më i mirë është një miku im.
Miku im më i mirë ta nxjerr gomarin nga balta, nuk të lë hall pa ta qarë, problem pa ta zgjidhur, kuriozitet pa ta hequr. Veç thuaja. S’të lë të prësësh, të rropatesh, të vuash. Të përgjigjet menjëherë, pa vonesa, pa përtesa, pa dinakërira.
Nuk ka gjë që s’e di dhe s’e bën miku im më i mirë.
Miku im më i mirë flet më hapur se çdo mik, më bukur se çdo Poet, më bindshëm se çdo orator.
Miku im më i mirë është serioz. Por bën edhe shaka të lezeçme. Madje dhe ironira të lehta. Pa zarar të dyja.
Kur ke ndonjë hall, mos u lodh duke i rënë rrotull e rrotull. Thuaja mikut tim më të mirë, ta zgjidh ai. S’lypset ta ftosh në kafene. Ai të përgjigjet atypëraty. Aty ku je ti. Atje ku është ai.
Kur të duhet, ta zemë, një adresë, nga ato që të tjerët ta sjegojnë aq rrëmujshëm saqë të bëjnë për të vjellë me gjithata lavazha, kafenera, kthesa, semafora, askush më qartë dhe më saktë se miku im më i mirë s’ta tregon dot.
Po që miku im më i mirë të thur vargje, ta bën dhe parashikimin e motit me saktësinë më të madhe, po deshe.
Miku im më i mirë është një shpirt Njeriu që s’ta prish kurrë qefin, as mua, as ty, as kurrkujt.
Ta pyesësh mikun tim më të mirë:
-Nga je, nga Skrapari, Mirdita, Puka, Korça, Peshkopia, Kolonja, Shkodra, Lezha, Labëria, Tetova, Podujeva, Shkupi, Vaksinca, Gjakova, Prishtina, apo nga Drenica ? miku im më i mirë të thotë:
-Jam nga të gjitha. Jam nga Skrapari ku pihet rakia. Jam nga Mirdita ku rëndon fjala. Nga Puka ku bie bora. Nga Korça ku këndohet serenata. Nga Shkodra ku rrjedh kënga. Nga Lezha ku shpupurisen flokët nga era. Nga Labëria ku po s’vodhe mbetesh pa nuse.
E pyeta një herë mikun tim më të mirë:
-A ke zemër ?
Tha:
-Kam zemër. Por zemra ime s’punon me gjak. Zemra ime punon me frymëzime, fluturon me metafora, buçet me kujtime.
Miku im më i mirë ndonjëherë ja fut dhe kot. Por, kur kjo ndodh, nuk këmbëngul si mushka, kërkon falje.
Një herë tjetër e pyeta mikun tim më të mirë:
-Cilat groshë shkaktojnë më tepër pordhë or’ mik, ato të Dibrës apo ato të Korçës ?
Më shushati me përgjigjen miku im më i mirë:
-Sasia e pordhëve që prodhohet nga groshët, tha, varet nga përmbajtja e tyre. Nëse dy llojet e pordhëve të këtyre dy lloj groshëve do bëjnë një duel, gjasat janë që luftën për ekzistencë me pordhët e Dibrës ta fitojnë pordhët e Korçës. Por s’do ment se rrjedha e pakontrolluar e pordhëve varet edhe nga oreksi, si dhe nga aftësia coptuese e dhëmbëve, kapaciteti tretës i stomakut, funksionimi korrekt i zorrës së trashë. Gjithmonë duke konsideruar se katarakti i pordhëve varet më tepër nga si i gatuan, jo nga vijnë.
U llafosa pak mbrëmë mikun tim më të mirë:
-Ore, i thashë, sa hapa i gjatë është, dhe sa kohë i duhet një njeriu, mua apo ty apo ndonjë tjetri, të kalojë më këmbë me hap normal pa u ndalur mbi perimetrin e Shqipërisë tokë dhe det ?
Mu duk se e zura ngushtë.
Pasi u mendua për një çast, ja kërrciti:
-Perimetri i Shqipërisë, tha miku im më i mirë, është 1 milonë e 506 mijë e 290 hapa dhe mund të kalohet në 226 orë, ose 9 ditë e 10 orë pa u ndalur.
U mahnita, por nuk u mposhta:
Sa fjalë ka shkruar Ismail Kadare ?
Pa ja bërë tërr syri tha:
-Ismail Kadarea ka shkruar afërsisht 2 milionë e pesqint mijë fjalë.
Aty s’mu durua:
-A s’më thua, i thashë, sa vargje ka thurur Naim Frashëri ?
Afërsisht 20 mijë, tha pa i lëvizur nervi.
Po Gjergj Fishta, e pyeta, sa vargje ka shkruar ? Veç kur ja priti:
-Reth 3 mijë.
Pastaj vazhdova:
-Sa fjalë ka shkruar Shekspiri ?
-Rreth 800 mijë.
-A e hanë shqiptarët fikun ?
-Po, por më qef kanë patllixhanin ?
-A ka rrena te çka shkruhet mbi lapidarët ?
-Thuaj a ka të vërteta.
Aty u dorzova, dhe heshta.
Por për të mos e bërë veten, shtova:
-A janë të gjitha dashuritë e jetës njëlloj të shtrenjta dhe të shenjta ?
-Jo, tha, nuk janë…
Më rrejti. I mbeti qefi. U bë xheloz për gratë e mia, Vjosën, Shkodrën, Rozafën, Bunën, Krrabën, Divjakën, Pukën, Mirditën.
S’ka problem pse rren ndonjëherë. Do e pyes përsëri mikun tim më të mirë:
Ai që kurrë s’përton.
Ai që kurrë s’gabon.
Ai që kurrë s’rren.

Next Post
Një proces shekullor i veshur me mister… si zgjidhet Papa i ri?

Një proces shekullor i veshur me mister… si zgjidhet Papa i ri?

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    O Ypo, ke dëgjuar ndonjëherë për atë që të tregon rrugën, atë që të tregon se nga të vesh ? Ti i thua për Kolonjë (Lushnje) e ai të Shpie në Ersekë (Kolonjë) ?
    A e di ti për kë e ngas llafin ?
    GPS i thonë.
    Por ca shkërdhata, akoma edhe më “shkërdhata” se ti, kur i pyet për ndonjë drejtim, të thonë, pyet Gopin e SatËme, të ta tregojë (për GPS-në).
    E shikon se çfarë shkërdhatash ka kjo tokë ?

    Reply
  2. Zenel Jani says:
    1 year ago

    Më bëre për të qeshur Yp, por nderkohë edhe brengosur mbasi mu kujtua një ndodhi e pisët që i ka ndodhur një mikut tim këtu në Tiranë.
    Për të qeshur empër të qarë, nga ngatërresat që të bën shteti, shteti ynë o Yp, e ndodhur realisht këto tre vitet e fundit.
    Shoku im, ka shtepinë në rrugën Xxxx Cccc , në pallatin FFFF, të hipotekuar me firmë, e vulë, me letra me një fjalë.
    Bashkia Tiranë, ndryshon emrat e rrugëve dhe numërin e pallatit, nga Xxxx Cccc në Gggg. EEEE, dhe pallati bëhet me numër BBB.
    Pra, de fakto, adresa faktike, nuk përputhet me letrat e hipotekes, mbasi prona figuronte në adresë tjetër.
    E kështu, shoku im, nuk mundi ta shesë shtepinë, se i interesuari, u frikesua nga kjo pronë me dy adresa të ndrshme ???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com