• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel rizgjidhet në Kongresin Amerikan

by Java News
07/11/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresmeni amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel është rizgjedhur pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Engel, një demokrat,  u rizgjodh të martën si përfaqësues i distriktit të 16 kongresional të Nju Jorkut, që përfshin pjesë të Bronxit dhe kontesë Westchester.

Në një intervistë të kohëve të fundi, ai tha se këto janë ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme në përpjekjet e partisë së tij për të fituar shumicën në Kongres, për t’iu kundërvënë politikave të presidentit republikan, Donald Trump.

“Me shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ne jo vetëm do të jemi në gjendje ta vendosim këtë president përpara përgjegjësisë, por ne mund të çojmë përpara edhe agjendën tonë progresive. Më në fund, ne mund të ngrihemi për kujdesin shëndetësor, ambientin, institucionet tona demokratike, të drejtat e emigrantëve dhe të grave, reduktimin e taksave për shtresën e mesme, etj.”, tha Engel.

Eliot Engel është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin amerikan dhe me fitoren e demokratëve është ndër kandidatët kryesor për drejtimin e komitetit.

Ai ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk ka humbur asnjëherë rastin të shprehë afrimitetin e tij për shqiptarët.

Në mënyrë të veçantë, ai ka punuar jo pak për Pavarësinë e Kosovës dhe madje “Washington Post” ka shkruar vite më parë se kauza e Kosovës është mbajtur gjallë në Uashington falë përpjekjeve të kongresmenit Engel.

Ai ka luftuar spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1999 dhe ka lobuar në Kongres për pavarësinë e saj.

Madje një rrugë në qytetin e Pejës mban emrin e tij dhe Engel ka qenë i pari zyrtar i lartë i huaj që ka folur në Parlamentin e Kosovës./a.ç

Next Post
Cilësohet si ‘Merkel 2’, ‘nxënësja’ e kancelares zyrtarizon kandidaturën për kreun e CDU

Cilësohet si 'Merkel 2', 'nxënësja' e kancelares zyrtarizon kandidaturën për kreun e CDU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In