• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Miku i mirë në ditë të vështira”, Ruçi në konferencë me zyrtarin e lartë turk: Objektivi i përbashkët integrimi në BE

by Ardit Rada
04/02/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, zhvilloi një konferencë të përbashkët me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop. Gjatë fjalës së tij Ruçi nënvizoi marrëdhëniet e mira të dy popujve, e cila është konfirmuar sipas tij me kontributet që shteti turk ka dhënë në Shqipëri.

 

Kryeparlamentari theksoi se të dy popujt do të përpiqen intesivisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë hap si objektivin e tyre të përbashkët.

“I shpreh falenderim për ndihmën e madhe që ky vend (Turqia) i dha  Shqipërisë në kohë të vështira dhe këtë kohë pandemie. Ndihmat e veçanta në infrastrukturën e shëndetësisë, apo ndërtimi i spitalit të Fierit brenda tre muajve janë treguesit konkret që shteti turk na ka dhënë. Të dy popujt kanë një fjalë të urtë popullore: Miku i mirë njihet ditë të vështira. Ky bashkëpunim i jonë provon më së miri këtë kujtesë popullore. Presidentit Sentop i bëra të ditur se Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira me Tiranën dhe anasjelltas të Tiranës me Turqisë. Në shërbim të fqinjësisë, sovranitetit, të paqes, përparimit në rajon dhe më gjerë.

Pasi unë mendoj se askush nuk dëmtohet nga miqësia dhe dashuria midis popujve, përkundrazi, të gjithë fitojnë. Bashkërisht vlerësuam vizitën e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan në janar të këtij viti. Sigurisht përshëndetëm nënshkrimin e deklaratës së përbashkët politike. Deklaratë kjo që i ngre marrëdhëniet tona dypalëshe në një partneriteti strategjik. Siç dihet Turqia dhe Shqipëria janë partner të vlerësuar në NATO dhe po punojnë intesivisht për të arritur objektivin e përbashkët kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian është busulla jonë dhe objektivi ynë. Shumë kompani turke kanë investuar afërsisht 3.6 miliardë dollarë në Shqipëri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë mbështetjen e këtyre kompanive për investime të mëtejshme në Shqipëri”, tha Ruçi.

Sakaq, kryeparlamentari Ruçi tha se Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e çështjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndetëm sigurisht edhe marrëveshjen e nënshkruar pak muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e çështjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Thelbësore për ecjen përpara e Kosovës dhe Serbisë është një zgjedhje gjithëpërfshirëse, e cila do të dërgojë në ruajtjen e stabilitetin dhe integritetin rajonal të të dyja vendeve. Vizita e kryetarit të Asamblesë së Madhe turke përkon direkt pas takimit të kryeministrit Rama në Turqi. Kjo konfirmon dhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira mes dy popujve tanë”, përfundoi Ruçi./a.p

Next Post
Interneti, rol fuqizues në betejën kundër Covid-19

Interneti, rol fuqizues në betejën kundër Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

August 5, 2026
Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

August 5, 2026
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

August 5, 2026
FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

August 5, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

August 5, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

August 5, 2026
Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com