• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Miku i Berishës i shkon në zyrë Veliajt: Të përgëzoj për punën në Tiranë!

by Java News
26/01/2020 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që piloton Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij. “Jam shumë i lumtur që një mik i Shqipërisë, z. Grossruck, por edhe një ish-kryetar bashkie dhe një politikan karriere, që drejton shoqatën tonë të miqësisë, na ka sjellë disa nga kolegët me më shumë eksperiencë në çështjet e zjarrfikësve”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck u shpreh se Tirana ka ndryshuar shumë që nga vizita e tij e parë, duke përgëzuar kryebashkiakun Veliaj për punën. “Mendoj se është e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, tha Grossruck.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ngjarje si tërmeti treguan edhe njëherë domosdoshmërinë për të planifikuar masat që duhen marrë në raste të fatkeqësisë. “Kur bie tërmet apo kur kemi një fatkeqësi të gjithë themi: Ku janë zjarrfikëset? Ku janë uniformat? Çështja është, po në ditët kur nuk ka tërmet? Na duhet të planifikojmë për ditën e fatkeqësisë. Një nga propozimet ka qenë Shërbimi Vullnetar i Zjarrfikësve, që do ta pilotojmë në Tiranë dhe shumë shpejt do të kemi edhe legjislacionin që mbështet shërbimin vullnetar, ashtu siç bëhet në Austri, ku patjetër që në zonat urbane është shërbimi publik i zjarrfikëses, por ama në zonat rurale, në zonat e largëta, aty ku kemi djegie masive në verë, patjetër që shërbimi vullnetar, i përbërë nga banorët e atyre zonave, është shumë më afër territorit dhe me pak mjete e shumë kurajo, mund të shërbejë përpara se mjetet të vijnë nga Tirana”, shpjegoi Veliaj. Kreu i Bashkisë sqaroi se disa nga propozimet lidhen për ta mbështetur këtë projekt jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por edhe financiarisht.

 

Next Post
Zbulohet identiteti/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua në zonën e kriminelëve në Itali

Zbulohet identiteti/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua në zonën e kriminelëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In