• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mike Pence, zëvendëspresidenti që do të zbusë qëndrimet radikale të Trump

by A R
11/11/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I matur, i qetë, besnik, i mendueshëm, i tërhequr, elokuent – këto janë mbiemrat që përdor media për të përshkruar Mike Pence. Ai e përshkruan veten si “i krishterë, konservator dhe republikan, sipas kësaj radhe.”

Qëkurse Donald Trump njoftoi në mes të korrikut se do ta bënte Mike Pence kandidatin e tij për nënpresident, kjo u vlerësua nga analistët si një lëvizje strategjike. Pence mund të krijojë një urë lidhjeje me republikanët ultra-konservatorë, të cilët nuk e pëlqejnë shumë Donald Trumpin.

Trumpi dhe Pence nuk janë të një mendjeje

Sipas gazetës britanike “Telegraph” Trumpi e ka quajtur Pence si një të ashtuajtur “running mate”, që do ta ndihmojë të shesë idetë e tij në Kongres. Pence ka kontakte të mira me Kongresin.

Por ata të dy nuk janë gjithmonë të një mendjeje. 57-vjeçari Pence flet për një “sistem të korruptuar” në Rusi, ndërsa Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur lëvdata për Putinin. Më parë Pence ka qenë mbrojtës  tregtisë së lirë – e kundërta e plotë e përfytyrimeve të Trumpit. Pence gjithashtu është shprehur edhe kundër idesë së Trumpit që myslimanëve të mos u lejohet të hyjnë në SHBA.

Pence është i krishterë evangjelikan, rrjedh nga një familje e mesme nga Indiana, kur edhe është rritur, është prej 30 vjetësh i martuar. Pas studimeve për drejtësi, ai ka punuar si avokat dhe moderator në një radio konservatore.

Kundër abordit dhe larmisë seksualet

USA Pence trifft auf Kaine - Vizekandidaten liefern sich erstes TV-Duell (Reuters/K. Lamarque )

Mike Pence dhe Tim Kane

Guvernatori nga Indiana është tejet konservator. Ai refuzon martesën e njerëzve me të njëjtin seks dhe abortin. Në vitin 2000 ai kërkoi prej Kongresit që të vërë në dispozicion para për institusione që t’u vijnë në ndihmë njerëzve, si homoseksualët, që të ndryshojnë sjelljen e tyre seksuale. Si guvernator ai ka vendosur në Indiana një nga ligjet më të ashpra kundër abortit në të gjithë vendin.

Në fillim të tetorit Pence fitoi duelin e vetëm televiziv të kandidatëve për zëvendëspresident kundër konkurrentit të tij demokrat.

Sipas mendimit të vëzhguesve, Pencë ishte më bindës për shkak të tonit të tij të matur. Ai ka një retorikë mjaft të mirë. Por gjatë duelit televiziv 57% e pjesëmarrësve në një anketë të stacionit CBS thanë, se ata nuk dinë mjaftueshëm rreth Pence për të krijuar një mendim për të.

Zëvëndëspresidenti mund të bëhet president

Si zëvendëspresident Mike Pence mund të bëhet president, nëse Donald Trump vdes gjatë kohës së tij si president, ose nuk qëndron më në post për arsye të tjera të tilla si shkarkim nga posti, dorëheqje ose paaftësi për të ushtruar detyrën.

Nga 44 presidentë në historinë e SHBA-së nëntë nuk kanë arritur ta përjetojnë deri në fund postin e tyre. Përveç kësaj zëvendëspresidenti kryeson Senatin. Në rast se në ndonjë votim krijohet një situatë 50 me 50 përqind të votash pro dhe kundër, vota e tij është vendimtare./DW/a.m.

Next Post
Shaka motrash, Lori në Instagramin e Sarës: Si të lë burri të dalësh me shalët jashtë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In