Mijëra turistë polakë ia mësyjnë Shqipërisë

Polonia renditet e dyta në BE si një vend i lirë për turistët e huaj duke u lënë pas vetëm nga Portugalia për çmimet e hoteleve dhe restoranteve. Sipas mediave polake ka një vend edhe më të lirë dhe ky është Shqiperia, e bukur, e lirë dhe pa teste Covid. Bazuar në statistikat zyrtare, ndër vendet që kanë patur hyrjet më të larta të shtetasve të huaj në Shqipëri këtë sezon veror pas pandemisë është Polonia. Natyra e bukur, deti kristal, por edhe pasuritë kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë tërhequr vitet e fundit një numër të lartë turistësh nga Polonia. Një pjesë e madhe e turistëve polakë vijnë në Shqipëri përmes paketave turistike, ndërsa të tjerë vijnë edhe në rrugë tokësore me autobusë apo automjetet e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të shëtisin në qytete të ndryshme të vendit tonë, duke vizituar përveç plazheve edhe monumente të ndryshme të kulturës. Agjencitë e ndryshme turistike polake kanë bërë promovimin e destinacioneve të tilla si Ksamili, Saranda dhe Durrësi, por dhe bukuri natyrore si Alpet apo Lumi i Shalës.

Agjencitë turistike polake kanë dhënë ofertat me paketa ku janë vaktet të gjitha të përfshira ose vetëm hotel dhe mëngjes, që nisin nga 280 euro dhe arrijnë deri në 500 euro për 9 ditë qëndrimi. “Qytete të bukura prej guri, peizazhe të mrekullueshme natyrore, male fantastike dhe një kryeqytet të këndshëm. Nëse vizitoni Shqipërinë, mund t’i shihni të gjitha këto”, shprehen agjencitë turistike polake. “Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe plazhi i Ksamilit është tashmë një thesar i njohur në botë, por ky vend ka shumë më shumë për të ofruar. Ketu ndodhen disa nga vendet më të bukura të Ballkanit”.

“Ne jemi nga Polonia, ky vend është shumë i bukur, shumë tërheqës, mjaft natyral. Shqipëria është shumë e këndshme dhe për ne është shumë e lirë”. “Është hera e parë e jona në Shqipëri dhe në këtë vend, më pëlqen shumë është shumë i bukur, por mendoj se njerëzit duhet të kujdesen më shumë për këtë vend”. Turistët polakë gjithashtu vlerësojnë Shqipërinë për kuzhinën tradicionale, natyrën e paprekur dhe monumentet që janë pjesë e trashigimisë së kulturës evropiane.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com