• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mijëra të vdekur dhe miliona shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet/ Banorët luten për ndihmë: Kemi nevojë për ilaçe dhe ushqime

by Java News
29/08/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar përtej lumit në luginën Manoor të provincës Khyber Pakhtunkhëa në Pakistan. Përmbytjet shkatërruan të paktën 10 ura dhe dhjetëra ndërtesa.

“Ne kemi nevojë për furnizime, kemi nevojë për ilaçe dhe ju lutemi rindërtoni urën, ne kemi mbetur pa asgjë”, shkruan në një shënim me dorë banorët.

Lugina Manoor ndodhet në malet e Kaghan, një destinacion i famshëm turistik në Pakistan. Lugina u përmbyt dhe humbën jetën të paktën 15 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Përmbytjet shkatërruan të vetmen urë betoni që lidh luginën piktoreske me qytetin kryesor. Të gjitha fshatrat në anën tjetër të lumit janë bllokuar dhe banorët presin ndihmë.

Në Manoor janë shembur plotësisht dy ura dhe është ngritur një kalim i përkohshëm prej druri, sipas BBC.

“Shtëpia ime dhe fëmijët e mi janë në anën tjetër të lumit. Kam dy ditë që pres këtu duke menduar se qeveria do të vijë dhe të riparojë urën. Por autoritetet po na thonë se duhet të fillojmë të ecim në anën tjetër të malit për të shkuar në shtëpi, që do të thotë se duhet të ecim 8 deri në 10 orë. Unë jam një grua e vjetër. Si mund të eci kaq shumë?”, tha një banore për BBC.

Ndërkohë në një letër që banorët i dhanë ekipit të medias prestigjioze, shkruhej: “Shumë njerëz janë të sëmurë dhe nuk mund të largohen nga fshati në këmbë. Ju lutemi ndërtoni urën, është lidhja kryesore me qytetin. Ne kemi nevojë për furnizime. Ne kemi nevojë për një rrugë.”

“Ka shumë persona të tjerë që kanë humbur pasurinë dhe burimet e të ardhurave”, thotë një banor. “Ata kanë nevojë për ndihmë. Ata kanë nevojë për ushqim. Këtu ishte një treg i vogël i cili u shkatërrua. Dyqanet kishin të gjitha ushqimet dhe furnizimet. Autoritete dhe politikanë vijnë këtu për foto dhe për tu argëtuar. Ata vijnë, bëjnë foto dhe ikin. Askush nuk na ndihmon.”

Ndërsa qeveria fajëson ndryshimet klimatike për përmbytjet, komunitetet kritikojnë qeverinë dhe autoritetet lokale për lejimin e ndërtuesve të ndërtojnë hotele në brigjet e lumit.

“Këto hotele dhe tregje bllokuan rrugët ujore. Jemi dëshmitarë të humbjeve shumë më të mëdha për shkak të përmbytjeve të cilat mund të shmangeshin lehtësisht”, thotë një tjetër banor.

Shumë hotele janë ndërtuar në brigjet e lumit Kunhar në Kaghan dhe në luginat ngjitur. Përmbytjet kanë shkatërruar disa prej tyre, së bashku me një stacion policie dhe një shkollë fetare.

Shirat e dendur dhe përmbytjet po bëjnë “kërdinë” në të gjithë Pakistanin.

Më shumë se 1061 njerëz janë vrarë ndërsa miliona janë zhvendosur. Zyrtarët thonë se të paktën 700,000 shtëpi janë shkatërruar. 800,000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, si dhe 3,400 kilometra rrugë dhe 157 ura.

Next Post
Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In